Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord për përdorimin e cookies.

Elite Travel

Lufthansa City Center

Mobile:
+355 69 2044650
Tel:
+355 542 4409
Lagja Beqir Dardha Rr 11 Nentori,
3001 Elbasan
Shqipëri

Öffnungszeiten:
08.00 - 20.00 | E Diela: Pushim

Elite Travel

Si mund te rezervoj?

 

          Ju mund te rezervoni si meposhte: 

  • Nepermjet faqes tone duke plotesuar te dhenat ne linkun perkates te produktit .
  • Per suport mund te na kontaktoni online nepermjet chatit te faqes 7/24hrs
  • Si dhe nepermjet numrave tone te kontaktit :
    Mobile +355 69 2044 650
    Tel. +355 542 4409

Cilat te dhena me duhen per te bere nje rezervim?

Per te kryer me sukses rezervimin ju duhen keto te dhena:

  • Emri dhe mbiemri i plote (ashtu sikurse e keni te shkruajtur ne karten e Identitetit apo pashaporte)
  • Ditelindja dhe numri i leternjoftimit (ose nje fotografi e mjetit te identifikimit)
  • Numer telefoni mobile I klientit
  • Adrese e-mail (ku do t’ju dergohet fatura elektronike per sherbimin e kerkuar, detajet dhe itinerari i plote)

Shume e rendesishme per femijet nen 18 vjec ne udhetimet qe ka kalim doganore kerkohet qe te dy prinderit te jene te pranishem per ta shoqeruar ose te jetë i pajisur me prokure te posaçme. Bashke me Prokuren origjinale, Ju lutem te keni edhe 2 fotokopje per tu dorezuar ne pikat kufitare.

Pagesen duha ta kryej menjehere kur bej rezervimin?

 

 

Ju mund te beni nje rezervim dhe ne momentin qe behet pagesa, ne cash, me banke edhe agjenti merr konfirmimin atehere rezervimi juaj quhet I konfirmuar.

Cilat jane format e pagesave qe pranohen per te permbushur rezervimin?

Jeni gjithmone te mirepritur ti bashkoheni eksperiencave unike qe ofrojme nepermjet udhetimeve tona. Pagesat mund te kryhen:

  • Cash prane zyrave tona ne Tirane edhe Elbasan.
  • Nepermjet llogarive tona Bankare 
    • BKT dhe Raiffeisen (Leke dhe Euro)
  • Nepermjet llogarive tona Bankare duke plotesuar formularin perkates
  • Paypal

Ju lutem pagesat nevojiten para rezervimit te sherbimit ne menyre qe te rezervohet sherbimi juaj. Jeni te mirepritur!

Ku dhe kur mund te bej pagesen cash?

Pagesa kesh mund te behet ne nje nga zyrat tona me adresa si me poshte:

  • Kotoni Center, kati i dyte, Rr.Donika Kastrioti Tirana AL, 1000
    Google Maps: https://g.page/elitetravelal?share
    E Hene- E Premte 08:00-20:00
    E Shtune 08:00-16:00
    E Diele 09:00-13:00

Detajet per pagesen ne banken Raiffeisen:

                                                                          

  • Per pagesa ne monedhen Euro :                                                         
    ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK                                                                                                     
    Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
    Beneficiary Bank: Raiffeisen Bank (Elbasan Branch) Albania
    Currency: EURO
    Account: 0060351727
    IBAN: AL80202310040000000060351727
    SWIFT/ B.I.C Code: SGSBALTX
  • Per pagesa ne monedhen Lek:
    ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
    Beneficiary Bank: Raiffeisen Bank (Elbasan Branch) Albania
    Currency: LEKE
    Account: 0050351727
    IBAN: AL95202310040000000050351727 LEKE
    SWIFT/ B.I.C Code: SGSBALTX

 

Detajet per pagesen ne Bankën Kombëtare Tregtare:

 

  • Per pagesa ne monedhen Euro :
    ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK
    Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
    Beneficiary Bank: BKT (Elbasan Branch) Albania
    Currency: EURO
    Account: 405832880
    IBAN: AL1820531050832880CLPRCFEURF
    SWIFT/ B.I.C Code:NCBAALTX

  • Per pagesa ne monedhen Leke:
    ELITE TRAVEL D.M.C. SHPK
    Beneficiary : Elite Travel DMC shpk
    Beneficiary Bank: BKT (Elbasan Branch) Albania
    Currency: LEKE
    Account: 405832880
    IBAN: AL3420531050832880CLPRCLALLU
    SWIFT/ B.I.C Code:NCBAALTX

A mund te anulloj rezervimin tim online?

Per shkak se te gjitha kompanite e sherbimit kane politika te ndryshme, ju nuk mundeni të bëni anullim të rezervimit online. Ju duhet të kontaktoni me ne ne menyrat si me poshte vijon:

Më pas do të merrni një përgjigje nga stafi ynë.

Cfare ndodh nese kanceloj rezervimin me Elite Travel LCC?

Nese eshte rezervim dhe sherbim Avioni, Hoteli, Rent a car, apo dicka tjeter me furniture rezidente apo jo reziedente ne Shqiperi, cdo informacion mbi anullimin ju behet I ditur ne momentin qe pranoni te konfirmoni rezervimin, dhe ju bini dakort me rregulloren. Ju duhet te kontaktoni me agjentin.


Ne rast se ju keni rezervuar me Elite Travel LCC rregullat qe aplikohen jane si me poshte vijon:
1.Për produktet ku nuk përfshihet bileta e avionit, nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 16 ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjensisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim (pagesë hoteli, siguracioni shëndetësor në udhëtim, etj) ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
2.Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai 6 (gjashtë) deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë përpara udhëtimit, klienti ka të drejtë të rimbursohet deri në 50% të shumës së paguar për rezervimin (pagesë hoteli, siguracioni shëndetësor në udhëtim, etj). Klienti do të paguajë shpenzimet e transfertës dhe shpenzime administrative që mund të jenë kryer për shërbimin ndaj tij.
3.Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 6 (gjashtë) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjensia.
4.Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afatit të mësipërm, agjencia është e detyruar të mbajë në formën e penalitetit një shumë të paracaktuar e cila është e nevojshme për shpenzimet e kryera për rezervimin e tij. Shuma do të përcaktohet në përputhje me afatet e anullimit të përcaktuara në këtë kontratë.
5.Anullimi do të quhet se është kryer në momentin që klienti paraqitet personalisht (ose i përfaqësuar nga një pjestar i grupit kur udhëtimi është rezervuar në grup) në njërën nga zyrat e agjencisë, ose duke dërguar email në adresën info@etg.al për t’u tërhequr nga marrëdhënia e krijuar me agjencinë.
6.Agjensia ju bën me dije se afatet e mësipërme mund të ndryshojnë në varësi të llojit të produktit dhe të kontratës me hotelin.
7.Agjensia ju bën me dije se produktet që përfshijnë bileta avioni ose trageti në cmim kanë afate të ndryshme nga ato të lartpërmendurat.
8.Për cdo produkt me politika kancelimi të ndryshme nga të lartpërmendurat i gjithë informacioni do t’ju jepet në përshkrimin e produktit përkatës

Kur kam te drejte te marr rimbursim nga Elite Travel LCC?

Nese eshte rezervim dhe sherbim Avioni, Hoteli, Rent a car, apo dicka tjeter me furniture rezidente apo jo reziedente ne Shqiperi, cdo informacion mbi rimbursimet ju behet I ditur ne momentin qe pranoni te konfirmoni rezervimin, dhe ju bini dakort me rregulloren. Ju duhet te kontaktoni me agjentin.


Politika e rimbursimit për shërbimet e anulluara per produktin Elite Travel LCC do të zbatohet si me poshtë:
1.Nëse klienti vërteton që anullimi apo largimi herët nga hoteli është bërë në kohë dhe në përputhje me politikën e anullimit të hoteleve ne do t’ju rimbursojme shumën e plotë apo shumën e mbetur nga ndonjë shërbim që nuk e keni përdorur, minus komisionet e transaksionit.
2.Rimbursimi i plotë me kartë krediti pa mbajtur asnjë komision do zbatohet për çdo anullim të bërë në përputhje me politikat e anullimit të Elitetravel.al për të cilat klienti njoftohet në momentin e parë të rezervimit.
3.Për të gjitha format e tjera të pagesës, do mbahen komisionet bankare apo të transaksionit.
4.Elitetravel.al nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcës madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes agjensisë dhe klientit duke i kthyer këtij të fundit rimbursim të pagesës në masën 100%.
5.Në rast se nuk përmbushet numri minimal i pjesëmarrësve i parashikuar për organizimin e paketës, atëherë agjensia ka të drejtë të anullojë udhëtimin. Parashikimi i numrit minimal varion sipas destinacionit dhe periudhës së vitit kur promovohet një paketë dhe bëhet gjithmonë i ditur në momentin e publikimit të paketës.

Review ne Google Maps dhe Facebook

Ne jemi duke përmirësuar në mënyrë konstante cilësinë e shërbimeve tona. Nëse keni mbetur të kënaqur nga shërbimet tona jeni të lutur të na mbështesni në Google Business dhe Facebook me anë të “Review”, ku mund të shkruani diçka në lidhje me udhëtimin tuaj, shërbimin e marrë nga stafi dhe eksperiencën e përgjithshme. Mos harroni që ju jeni partneri ynë më i rëndësishëm ndaj jemi të hapur edhe për sugjerime ose ide të reja, të cilat do të bënin udhëtimet tona akoma edhe më të këndshme.
FCB Review: https://www.facebook.com/pg/elitetravellufthansacitycenter/reviews/?ref=page_internal
Google business review link: https://g.page/elitetravellufthansacitycenter?share 

Kur jane afatet e ankesave?

 

Klienti mund te reklamoje ankesen ne moment e konstatimit prane guides.
Brenda 10 ditëve pas përfundimit të sherbimit ,prane Departamentit te Sherbimit ndaj Klientit te Kompanise

Ku mund te ankohen klientet ?

Klienti kontakton Shërbimin Ndaj Klientit në një prej formave si vijon:

  •  Me telefon ne numrin +355 69 20 44 652
  •  Me e-mail ne adresen: customerservice@etg.al
  •  Me shkrim, përmes letrës që dërgohet në adresë të Kompanisë,
  •  Duke u paraqitur personalisht pranë zyrave tona.

Cfare dokumentacioni ose provash duhet te kete klienti qe ankesa te quhet e vlefshme?

 

Klienti duhet te paraqese fakte jo te rreme per te reklamuar problemin

Ne cilin moment ankesa eshte e pavlefshme dhe quhet si shpifje/fyerje e denohet per prishje imazhi?

  • Ne rastet kur provohet qe faktet jane te rreme
  • Ne rastet kur me vetedashje klienti kerkon te prishe imazhin e kompanise
  • Cdo koment apo reklamim keqdashes dhe me tendence ndaj kompanise

Ne rast konstatimi te shpifjes dhe prishjes se imazhit kompania ka te drejte te ndermarre te gjitha procedurat perkatese ligjore bazuar ne
LIGJ Nr. 7895, datë 27.1.1995 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË , neni 119 /neni 120.