Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord për përdorimin e cookies.

Elite Travel

Lufthansa City Center

Mobile:
+355 69 2044650
Tel:
+355 542 4409
Lagja Beqir Dardha Rr 11 Nentori,
3001 Elbasan
Shqipëri

Öffnungszeiten:
08.00 - 20.00 | E Diela: Pushim

Elite Travel
Business Travel

“Shërbim i Specializuar dedikuar kompanisë apo koorporatës tuaj të biznesit”. Ju tashmë e dini se çfarë do të thotë: "Të udhëtosh për arsye biznesi jashtë vendit tënd" dhe sa e rëndësishme është që udhëtimi juaj mos jetë i komplikuar dhe i vështirë apo i pasigurtë.

Planifikimi i saktë kërkon shumë kohë, e rrjedhimisht mund të marrë kohën tuaj që mund t'ia kushtoni biznesit tuaj. Sot jetojmë në një botë plot informacion, dhe ky informacion jo gjithmonë është i saktë dhe i sigurtë për ta bërë të qetë e të sigurtë udhëtimin tuaj, duke filluar që nga përdorimi i kartës së kreditit në faqe interneti të klonuara ku mund të rrezikoni financat tuaja e deri në kërkesa shërbimesh nga kompani jo reale dhe të pasigurta që rrezikojnë dhe sigurinë tuaj personale.Është mirë që të konsultoheni me një specialist udhëtimesh që mund të lehtësojë udhëtimin për ju.

Elite Travel – LCC me një eksperiencë 19 vjecare në biznesin e udhëtimeve, tashmë është pjesë e një network global Lufthansa City Center që njihet si kompania më e mirë dhe më e besueshme në tregun global të udhëtimeve, me rreth 5500 punojës, 650 agjensi në më shumë se 80 shtete në mbarë globin.

Stafi ynë trajnohet, edukohet dhe përditëson informacionet mbi të rejat e fundit në tregun global në mënyrë permanente nga sistemet profesionale online të Lufthansa City Center. Ne jemi në shërbimin tuaj personalisht me vendime të shpejta, fleksibilitet, buxhet financiar dedikuar mundësive tuaja deri në zgjidhjen përfundimtare të të gjitha kërkesave tuaja. Në të njëjtën kohë, ju keni të gjitha avantazhet e një rrjeti ndërkombëtar të agjencive të udhëtimit “Lufthansa City Center” rreth 650 agjensi të tilla janë në shërbimin tuaj dhe t'ju këshillojnë apo t'ju gjenden pranë në cdo kohë, 24 orë, 7 ditë në javë në 365 ditë të vitit.

Ne jemi të specializuar në shërbimin “Menaxhim i udhëtimeve për arsye biznesi” dhe kemi zhvilluar me përgjegjësi shërbime të veçanta për të gjithë punonjësit e kompanive, korporatave pavarësisht hierarkisë së tyrë në kompani. Ne ofrojmë shërbim, komunikim të pandërprerë në cdo orë apo ditë të vitit, efikasitetit, kosto-optimale dhe fleksibilitet - para, gjatë dhe pas udhëtimit tuaj. Ju keni fjalën tonë!

Gëzoni përfitimet e një partnëri të fortë dhe na lejoni t'ju konsultojmë, këshillojmë e më pas menaxhojmë udhëtimin tuaj për biznes të rradhës, me kosto të favorshme dhe siguri maksimale.
Business Travel
Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes:

Email: rezervime@etg.al
Tel: +355 542 44094
Mob: +355 6920 44650