Kanarie, Perla e Rrethuar prej Oqeanit!

Ishujt Kanarie (Canarias) gjenden në arkipelagun spanjoll të Oqeanit Atlantik, në Makaronezi. Ishujt ndodhen 100 km larg nga kontinenti Afrikan, në perëndim të Marokut. Banuesit e tyre janë komuniteti më jugor i Spanjës me një popullsi prej 2.15 milion dhe një nga rajonet më të largëta të Bashkimit Evropian.

Tetë ishujt kryesorë janë (nga më i madhi tek më i vogli në sipërfaqe) Tenerife, Fuerteventura, Gran Canaria, Lanzarote, La Palma, La Gomera, El Hierro dhe La Graciosa. Sipas pozicionit të ishujve në lidhje me lëvizjen erërave verilindore, klima është e ngrohtë subtropikale dhe përgjithësisht gjysmë shkretëtore dhe e ndikuar nga deti. Ka një sër mikroklimash dhe klasifikimet variojnë kryesisht nga gjysmë e thatë në shkretëtirë të plotë. Ekziston edhe një klimë e lagësht subtropikale e cila është shumë e ndikuar nga oqeani në mes të ishujve La Gomera, Tenerife dhe La Palma, ku rriten pyjet e reve laurisilva.

Trashëgima natyrore këtyre ishujve dhe parajsa e brigjeve me rërë të nxehtë është e pa krahasueshme me asnjë vend tjetër në botë. Është një nga destincionet që të jep mundësi të bësh çfarëdolloj udhëtimi turistik, aktiv apo shlodhës.

Më poshtë do të përmendim tre destinacione të cilat nuk duhen humbur pa u vizituar të paktën njëherë në jetën e çdo kujt prej nesh.

Gran Canaria – Las Pamas

Gran Canaria në sy të parë duket si një kontinent i vogël me disa lloje klimash dhe vende natyrore të përbëra nga male, kodra, nga pyje dhe plazhe magjepsëse. Qyteti i Las Palmas, ngjason shumë me karakterin e Spanjës Qendrore dhe përmbledh brenda tij një ndërthurje kulturore të larmishme e cila strehon nën vete gjithashtu kulturën Afrikane, Kineze dhe atë Indiane. Klima e qytetit me temperaturat e saj të kujton Mesdheun apo një pjesë të Afrikës Veriore. Las Palmas është qyteti 9-të më i madh i Spanjës i cili nga njëra anë strehon lagjen e vjetër, Vegueta, e cila është atmosferike dhe në modë e mbushur me vende për pazare dhe bare të shumë llojta. Ana tjetër e qytetit, me sheshin e Playa de las Canteras, është e mbushur me vende turistike, historike dhe me plazhe që rrethohen nga restorante të cilat shërbejnë gatim vendas. Në Las Palmas, gjithashtu, mund të bësh një ecje të gjatë brenda parkut El Nublo, përgjatë brigjeve të detit, të vizitosh muzeun dhe të shikosh balenat.

Tenerife

Tenerife është ishulli më i gjerë dhe më i lartë i Canaries. Ky ishul të mahnit me kulturën e tij dhe dryshimet e shpeshta që shoqërojnë natyrën. Ka një plazh që shtrihet rreth 3,718 metra gjatësi përgjatë brigjeve ujorë dhe gjendet tek vullkani Teide. Pavarësisht madhësisë së tij, ishulli ka dy vende si Trashëgimi Botërore: Parkun Kombëtar Teide i cili rrethohet nga një natyrë e karakterit hënor, dhe qendrën historike të La Laguna e cila është e mbushur me arkitetkturë koloniale. Ishulli strehon fshatin e 25 shtëpive bioklimatike të cilat vetëmirëmbahen energjikisht. Për më tepër, nuk duhen lënë pa u vizituar edhe dy bukuritë e tjera të ishullit, plazhi i La Tejita dhe Parku Anaga Rurale.

Fuerteventura

Ishulli i Fuerteventura është i njohur për ujërat ngjyrë smerald që lagin plazhet që përdoren për sporte në det, sidomos për sërf. I vendosur 100 km larg nga brigjet e Afrikës, dhe me një larmi në ngjyrat e tij, Fuerteventura mbledh rreth vetes aromat e erëzave të ndryshme të cilat përhapen brenda klimës së kodrave të vogla të Canaries. Karakteri i ishullit ngjason me një lloj planeti Mars në pamjen e terrenit dhe natyrës. Ecjet dhe çiklizmi janë nga më të parapëlqyerat si aktivitete në ishul, me sportin e surf-it nga më popullorët. Fuerteventura përmendet në guzhinën ndërkombëtare për djathin e saj të shijshëm dhe të parezistueshëm.

More posts in this category
Blog
Shërbime Speciale nga Elite Travel LCC, Veçanërisht për Klientë të Veçantë
Read more
Blog
Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes
Read more
Blog
Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi
Read more
Blog
Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre
Read more
Blog
Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!
Read more
Destinacione Turistike
Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën
Read more
Blog
Transporti në Europë: Tren dhe Autobus
Read more
Destinacione Turistike
Villa & Turizëm
Read more
Blog
15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë
Read more
Blog
Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere
Read more