Elite Travel  LCC dhe sektori Shërbime Speciale ka të bëjë me paketa dhe programe të një niveli të lartë cilësie dhe shërbimi. Kompania përkushtohet në promovimin e destinacioneve më të mira nëpërmjet shërbimit të veçantë dhe krejt të personalizuar.

Segmenti i Shërbimit Special lidhet veçanërisht me udhëtimin/transportin luks, transferta aeroportuale, avion privat, rezervime VIP, makina me qera dhe shërbime Lounge.

Elite LCC ka ndërtuar reputacion të shëndoshë për sa i përket realizimit të kërkesave të veçanta. Shërbimi Special ofrohet për të gjithë të interesuarit, individë, familje apo grupe, të cilët dëshirojnë të përfshihen në eksperienca të shumëfishta gjatë udhëtimit apo edhe pushimeve të tyre. Gjithashtu, ky segment mbulon edhe ato kërkesa që vijnë prej kompanishë dhe profesionistë të cilët kërkojnë shërbime të personalizuara dhe të përputhura enkas me nevojat e tyre.

Elite Travel LCC është gati të përmbush me sukses çdo kërkesë që lidhet me shërbimin cilësor ndaj klientëve të veçantë, me nevoja të veçanta, përgjatë sektorëve të shumëllojtë si p.sh. sporte, media, financë, argëtim, ushqim & pije, transferta luksi, guida të specializuara, etj.

Shkurtimisht mbi shërbimet më të kërkuara:

Avion Privat/Transport Luks

Elite Travel LCC mundëson rezervimin e vendeve për një apo disa persona në çmimin më të mirë në treg. Përfitoni nga rregulli dhe niveli i lartë i cilësisë në aspektin privat që ky shërbim ju ofron. Ky shërbim ju siguron: ajër të pastër brenda avionit, përkushtim ndaj sigurisë dhe shëndetit, përkushtim/përkujdesje ndaj nevojave dhe kërkesave të klientit dhe përkujdesje ndaj detajeve. Në këtë sektor të shërbimeve LCC klienti është jo vetëm në qendër të vëmendjes por gjithashtu i gjithë shërbimi dhe produkti në tërësi zhvillohet rreth dhe në lidhje me kërkesat apo nevojat e vetë klientit. Ky shërbim në industrinë e turizmit ofron akses të plot që klienti të rezervojë një Jet Privat, Charter dhe Elikopter. Kompania turistike Elite LCC mundet t’ju ndihmojë lehtësisht në këtë drejtim.

Transferta Aeroportuale

Kur bëhet fjalë për lëvizje nga aeroporti drejt hotelit apo destinacionit tuaj (dhe anasjelltas), Elite Travel LCC është e gati të shërbejë me krenari dhe përpikmëri. Ky shërbim është i klasit të parë dhe mundësitë për t’a përshtatur atë sipas nevoja të klientit janë gjithnjë të shumta. Me anë të partnerëve të saj të besueshëm kompania sjellë cilësi dhe përkushtim maksimal brenda këtij shërbimi, me çmim të arsyeshëm në të gjithë aeroportet botërore.

Makina me Qera

Marrja me qera e një mjeti motorik, tashmë është një zgjedhje. Elite Travel LCC ofron shumëllojshmëri në zgjedhje për të gjithë klientët, në të gjithë botën. Gjithashtu ky shërbim vjen në ndihmë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të eksplorojnë vendet në mënyrë të pavarur duke u dhënë mundësi të marrin me qera shërmbimin e plotë të “merr me qera një makinë”. Të gjithë markat dhe llojet e automjeteve, në të gjithë botën, janë gati për çdo klient të kompanisë.

Shërbim Lounge

Ky shërbim ka të bëjë me vende brenda aeroportit ku klienti mund t’i shfrytëzojë në momente të veçanta. Këto hapësira janë të lidhura me aspektin e mikrpitjes/qetësisë dhe shlodhjes, dhe janë më të rehatuara se sa hapësirat e njohura të pritjes për pasagjerët. Sektori Lounge në aeroport ka disa nivele dhe shërbime; disa prej tyre kanë shërbime të llojit me 5 yje, mund të kenë kompjutra, TV dhe paisje të tjera elektronike. Disa vende të tjera kanë hapësirë për fëmijët, dhoma për pushim dhe fjetje, apo për përdorim special. Të gjitha facilitetet përfshihen brenda kategorive A të biletës apo të blihen veçmas nga çmimi i biletës.

More posts in this category

UK, USA, Canada Visa

Leje unike qëndrimi

Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi

Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

Villa & Turizëm

Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

Digital mobility

Çfarë është një KMU?

Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat

Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes

Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi