"Një event multidimensional, i cili ofron mundësi të shumta bashkëpunimi, zgjidhje inovative teknologjike dhe mundësinë për të forcuar partneritetet ekzistuese me gjithë agjencitë e udhëtimit."

Elite Travel LCC Annual B2B Event – 13 Prill 2026

Elite Travel LCC, pjese e Elite Travel Group, ka kënaqësinë të ftojë agjencitë e udhëtimit dhe partnerët tanë të nderuar për të marrë pjesë në eventin tonë vjetor B2B, që do të zhvillohet më 13 Prill 2026, pranë Henry Resort & Spa, Golem.
Ky event synon të prezantojë risitë tona, të eksplorojë mundësitë e bashkëpunimit dhe të krijojë lidhje të reja biznesi në një ambient profesional dhe mikpritës.

Axhenda e Eventit

🕓 Orari: 16:00 – 19:00

15:45 – 16:00 | Regjistrimi & Mirëpritja
- Pranimi i pjesëmarrësve
- Kafe mirëseardhjeje & networking 

16:00 – 16:15 | Prezantimi i Elite Travel Lufthansa City Center
- Vizioni i kompanisë dhe zhvillimet kryesore
- Mundësitë strategjike të bashkëpunimit me partnerët

16:15 – 16:30 | Platforma B2B e Elite Travel Lufthansa City Center
- Zgjidhje inovative për rezervime
- Akses në çmime konkurruese dhe inventar global
- Përfitimet konkrete për agjencitë partnere

16:30 – 17:00 |Elite Travel Agency & Elite Travel LCC – Menaxhimi i Mediave Sociale
- Shërbim i dedikuar për agjencitë turistike
- Rritja e prezencës online dhe gjenerimi i klientëve
- Automatizim dhe strategji marketingu digjital

17:00 – 19:00 | Local Recipes, Drinks, Music, Networking & Q&A
- Shijim i gatimeve tradicionale dhe pijeve lokale
- Ambient muzikor dhe networking profesional
- Diskutime të hapura dhe pyetje & përgjigje mbi bashkëpunimin
Konfirmimi i pjesëmarrjes

Për të konfirmuar praninë tuaj, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë:

Ju mirëpresim për një pasdite produktive dhe bashkëpunime të suksesshme!