Lufthansa City Center: Agjensia juaj e udhëtimit në mbarë botën.

Që nga themelimi i saj në vitin 1991, Lufthansa City Center (LCC) ka përjetuar një rritje të vazhdueshme.  Sot është rrjeti i tretë më i madh i agjensive të udhëtimit në Gjermani (300 zyra).

Bashkëpunimi me agjensi turistike dhe kompani ajrore të nivelit të mesëm nën një markë të vetme me emërtimin ndërkombëtar Lufthansa City Center fokusohet në plotësimin e kërkesave specifike individuale të klientit. Për të dy tipet e klientëve ata që udhëtojnë për kënaqësi dhe udhetarët e biznesit.

Lufthansa City Center ofron një paketë të plotë të shërbimeve dhe alternativave të udhëtimit duke kombinuar fleksibilitet dhe risi, me kompetencën dhe përvojën në një paketë të plotë shërbimesh dhe përfitimesh të një rrjeti të gjerë botëror. rreth lufthansa city center

Udhëtimet e kënaqësisë

Në sektorin e udhëtimeve të kënaqësisë agjencitë e udhëtimit Lufthansa City Center ofrojnë një paketë të plotë të operatorëve turistikë dhe produkteve kryesore.

Duke përfshirë udhëtime në grup, udhëtime individuale ose oferta të minutës së fundit, udhëtime të veçanta dhe paketa studentore me çmime ekonomike.

Për më tepër, LCC është specializuar në kompetencat bazë të administrimit të udhëtimeve të: luksit, kroçerave dhe të golfit.


Në vitin 2014 Lufthansa City Center ka krijuar një rrjet të brendshëm botëror Global Incoming Network (LCC GIN), me një fokus në përvojat unike dhe emocionuese të udhëtimit rreth e rrotull globit.

LCC GIN ofron udhëtime individuale dhe të personalizuara, udhëtime në grup apo udhëtime për evente biznesi, konferenca dhe takime të rëndësisë së vecantë (MICE), të cilat ofrohen nga partnerë biznesi të besueshëm, të kombinuara me një shërbim të personalizuar nga Lufthansa City Center. GIN është një rrjet unik i privilegjuar dhe profesional i agjencive LCC që vjen me njohuri të gjera të tregut botëror dhe produkteve lokale.

rreth lufthansa city center

LCC Business Travel dhe LCC Global Travel

LCC Business Travel është sektori i shërbimeve të udhëtimit të biznesit të Lufthansa City Center dhe ofron zgjidhje të personalizuar për administrimin profesional të udhëtimeve të biznesit. Për të garantuar një shërbim uniform për klientët e saj në të gjithë botën, Lufthansa City Center ka prezantuar një lloj të ri shërbimi me një orientim të qartë në ofrimin e një shërbimi të njësuar botëror: LCC Global Travel.
LCC Global Travel u ofron korporatave nga e gjithë bota një platformë unike inovative të teknologjisë së lartë për admistrimin e udhëtimeve.

 

www.lufthansa-city-center.com
www.lcc-businesstravel.com
www.lcc-globaltravel.com