1.Pse të zgjedhësh Shqiperinë?

Shqipëria ka ndryshuar shumë në këto 15 vitet e fundit. Aktualisht është duke tërhequr njerëz nga e gjithë bota që të vinë ta vizitojnë dhe të ndërtojnë biznese në të. Shqipëria është një zbulim i ri atraksioni turistik por jo vetëm kaq pasi Shqipëria mundëson lehtësira financiare krahasuar me vendet e tjera të rajonit por edhe të Bashkimit Europian. Kategori si Pensionistet nuk iu tatohet pensioni i tyre.

 

2. Cilin qytet të zgjedhësh?

Edhe pse një vend i vogël ofron mundesi te mëdha dhe të larmishme akomodimi, psh qytete bregdetare, qytete fushore, qytete malore, qytetin metropol të zhurmshëm dhe të vrullshëm. Larmishmëri vendesh banimi: apartamente (garsonierë, 1 dhomë gjumi plus sallon, 2 dhoma gjumi plus sallon, vila me oborr, etj).

 

3. Sa kushtojnë apartementet me qira?

Apartamentet në Tiranë fillojnë nga 400Euro/muaj plus shpenzime për drita/ujë dhe mirëmbajtje administrimi. Në qytete si Durrësi apo Vlora, qiratë janë të përafërta me Tiranën. Ndërsa në qytetet e tjera janë edhe më të lira.

 

4. Si organizohet ngrohja/ftohja në apartamente?

Kryesisht për ngrohje përdoret energjia elektrike, nëpërmjet kondicionerëve.

 

5. Cfarë përdoret për gatim? (gaz/korent)

Për gatim përdoret kryesisht energjia elektrike. Aktualisht nuk ka furnizim me gaz me anë të furnizimit të vazhduar. Gatimi mund të kryhet edhe me gaz por e organizuar me bombula sigurie të larte mundësuar nga operatorë në treg.

 

6. A ka tarifa mirëmbajtje bashkëpronësia e apartamentit?

Po, ka tarifa mirëmbajtje bashkëpronësia e apartamenteve të cilat paguhen në përgjithësi nga qiramarrësi, përfshijnë mirëmbajtje ashensori, mirëmbajtje të ambienteve të përbashkët dhe pastrim i tyre. Tarifa vendoset nga asambleja e bashkëpronarëve dhe fillon nga 1000 lekë/muaj.

 

7. A mund të blejnë apartamente të huajt?

Po, të huajt mund të blejnë apartamente, nuk ka kufizime.

 

8. Si dhe sa tatohen pensionistët?

Pensionistët përfshihen në kategorinë e individëve të cilët nuk iu taksohen të ardhurat e tyre nga pensioni.

9. A ka afate për fillimin e procedurës?

Procedurat e aplikimit duhet të zhvillohen brenda 30 ditëve nga hyrja në territorin Shqiptar.

10. A ka nevojë për vizë për të hyrë në Shqipëri?

Në përgjithësi në Shqipëri zbatohet parimi i reprocitetit, dmth nëse vjen nga një vend i BE ku Shqiptarët shkojnë pa viza, atëherë mund të hyni në Shqipëri pa viza. Por nëse ju nevojitet apo jo vizë, duhet të konsultoheni me listën e përditësuar të Regjimit të Vizave, https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/2-REGJIMI-I-VIZAVE-PER-TE-HUAJT-20.04.2023.pdf

 

11. Sa kohë nevojitet për kryerjen e procedurave deri në pajisjen me Leje Qëndrimi 1-vjecare?

Procedurat zgjasin në një afat kohor deri në 3 muaj nga momenti i aplikimit për Leje Qëndrimi. Në fillim pajiset aplikanti me një Leje të Përkohshme, më pas me Leje Qëndrimi 1-vjecare definitive dhe me Kartë Identitetit Shqiptare.

 

12. Pas pajisjes me Leje Qëndrimi, a ka detyrime aplikanti që të rinovohet leja përsëri?

Po, individi i pajisur me leje qëndrimi duhet të qëndrojë në Shqipëri për një periudhë totale 184 ditë në harkun kohor prej 365 ditësh. Ky numërim fillon nga lëshimi i lejes së përkohëshme të qëndrimit.

 

13. Përvec Lejes së Qëndrimit, a pajiset aplikanti me dokument identifikimi Shqiptar?

Po, aplikanti pajiset me Kartë Identiteti Shqipëtare.

 

14. Si regjistrohesh në Regjistrin e Gjendjes Civile?

Pas lëshimit të Kartës së Identitetit Shqipëtare, aplikanti duhet të paraqitet pranë Gjendjes Civile ku ka banimin e përhershëm që të regjistrohet në Regjistrin e Gjendjes Civile. Nëse nuk e kryen, ka penalitete.

 

15. Kur fillojnë procedurat e rinovimit të dokumentave?

Procedurat fillojnë 30 ditë përpara skadimit të Lejes së Qëndrimit të Përherëshme.

 

16. Mjeku i familjes

Të gjithë kanë të drejtë të kenë nje mjek familje, si shtetasit ashtu edhe individët me leje qëndrimi. Mjeku i familjes është disponibël per vizita nga e hëna në të shtunë pranë dhomës së tij në Ambulancën e lagjes. Shpesh herë nga afrimiteti me pacientët janë të disponueshëm edhe me telefon. Regjistrimi pranë Mjekut të Familjes bëhet pas Regjistrimit në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe është pa pagesë.

 

17. Sigurimi i shëndetit privat

Sigurimi i shëndetit privat ofrohet nga operatorët shqiptarë të policave të sigurimit për klasat e jetës dhe shëndetit. Mbulimet për shëndetin ofrohen në klinikat dhe spitalet private deri në shumën limit të dakordësuar, sipas përcaktimeve në marrëveshjet individuale.

 

18. Rrjeti spitalor privat / shtetëror

Përvec rrjetit spitalor shtetëror i cili është totalish pa pagesë por me rezervime paraprake nëpërmjet mjekut të familjes apo mjekut specialisht, në Shqipëri ka edhe rrjete spitalore private lehtësisht të aksesueshme dhe me cmime preferenciale.