Procedurat për Leje Unike Qëndrimi kryhen tërësisht online, nëpërmjet plotësimit të formularit dhe ngarkimit të dokumentacionit përkatës sipas llojit të lejes unike.

Me ndryshimet e fundit ligjore janë krijuar lehtësira në aplikim, shkurtim kohe, dhe janë shtuar kategori të reja lejesh. Tashmë aplikohet njëherazi për Leje Pune dhe Leje Qëndrimi me anë të aplikimit për Leje Unike.

Ndër kategoritë e reja të cilat pajisen me leje unike janë:

1. Të punësuarit digjitalë (digital workers), persona të cilët punojnë në distance dhe kanë një kontratë pune me vlefshmëri mbi një vit.

2. Pensionistë, persona të cilët në vendin e tyre të origjinës gëzojnë statusin e pensionistit dhe përfitojnë cdo muaj pagesë sipas përcaktimeve në ligj të vendit të origjinës.

3. Punëtorë sezonalë, persona të cilët punësohen për periudha të shkurtra kohe, psh 3, 6 muaj.

4. Punëtorë të kualifikuar, persona me kualifikime të vecanta.

 

Procedurat zgjasin deri në 90 ditë nga momenti i aplikimit për leje unike. Fillimisht aplikanti pajiset me Leje të Përkohshme Unike, e cila ka zakonisht një vlefshmëri deri në 60 ditë. Brenda kësaj periudhe kohe, autoriteti përkatës lëshon edhe Lejen Unike 1 vjecare (Lejen Afatgjatë). Me miratimin e saj, aplikanti regjistrohet pranë Regjistrit të Gjendjes Civile të Zonës ku ka rezidencën, si banor i përhershëm. Pajiset edhe me ID, kartë biometrike shqiptare.

Rinovimi i dokumentave kryhet brenda 30 ditëve nga data e skadimit të Lejes Unike.

Për më tepër informacion mbi procedurat dhe tarifat kontaktoni në numrin e telefonit +355697008250.

More posts in this category

Viza për shtetasit e huaj

UK, USA, Canada Visa

Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere

Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

Strategjitë e Prokurimit Brenda Udhëtimeve të Biznesit

Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi

Digital mobility

Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi

Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat

15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë

Villa & Turizëm