Elite Travel  LCC, Shërbime Speciale, ndërton paketa dhe programe të një niveli të lartë për klientët. Kompania përkushtohet në promovimin e destinacioneve më të mira nëpërmjet shërbimit të veçantë dhe krejt të personalizuar.

Segmenti i Shërbimit Special lidhet veçanërisht me udhëtimin/transportin luks, transferta aeroportuale, avion privat, rezervime VIP, makina me qera dhe shërbime Lounge.

Elite LCC ka ndërtuar reputacion të shëndoshë për sa i përket realizimit të kërkesave të veçanta. Shërbimi special ofrohet për të gjithë të interesuarit, individë, familje apo grupe, të cilët dëshirojnë të përfshihen në eksperienca të shumëfishta gjatë udhëtimit apo edhe pushimeve të tyre. Gjithashtu, ky segment mbulon edhe ato kërkesa për kompani dhe profesionistë të cilët kërkojnë shërbime të personalizuara dhe të përputhura enkas me nevojat e tyre.

Elite Travel LCC është gati të përmbush me sukses çdo kërkes që lidhet me shërbim cilësor ndaj klientëve të veçantë, me nevoja të veçanta, përgjatë sektorëve të shumëllojtë si p.sh. sporte, media, financë, argëtim, ushqim & pije, transferta luksi, guida të specializuara, etj.

Shkurtimisht mbi shërbimet më të kërkuara:

Avion Privat/Transport Luksi

Elite Travel LCC mund të rezervoj vende për një apo disa persona, në çmimin më të mirë. Përfitoni nga rregulli dhe niveli i lartë i cilësisë private që ky shërbim ju ofron. Ky shërbim ju siguron: ajër të pastër brenda avionit, përkushtim ndaj sigurisë dhe shëndetit, përkushtim/përkujdesje ndaj nevojave dhe kërkesave të klientit dhe përkujdesje ndaj detajeve, sigurisë, shëndetit dhe pastërtisë. Në këtë sektor të shërbimeve LCC klienti është jo vetëm në qendër të vëmendjes por gjithashtu i gjithë shërbimi dhe produkti në tërësi zhvillohet rreth dhe në lidhje me kërkesat apo nevojat vetë klientit. Ky shërbim në industrinë e turizmit ofron akses total për klientin që të rezervojë një Jet Privat, Charter dhe Elikopter. Kompania turistike Elite LCC mundet t’ju ndihmoj lehtësisht në këtë drejtim.

Transferta Aeroportuale

Kur bëhet fjalë për lëvizje nga aeroporti drejt hotelit apo destinacionit tuaj, Elite Travel LCC është e gatshme të shërbejë me krenari dhe përpikmëri. Ky shërbim është i klasit të parë dhe mundësitë për t’a përshtatur atë sipas nevoja të klientit janë gjithnjë të shumta. Me anë të partnerëve të saj të besueshëm kompania sjell cilësi dhe përkushtim maksimal brenda këtij shërbimi, në çmim të arsyeshëm dhe në të gjithë aeroportet botërore.

Makina me Qera

Marrja me qera e një mjeti motorik, tashmë është një zgjedhje. Elite Travel LCC ofron shumëllojshmëri në zgjedhje për të gjithë dhe në të gjithë botën. Gjithashtu ky shërbim vjen në ndihmë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të eksplorojnë vendet në mënyrë të pavarur duke u dhënë mundësinë të marrin me qera të gjthë shërmbimin e “merr me qera një makinë”. Të gjithë markat dhe llojet e mjeteve, përreth gjithë botës, jenë në dispozicionin e klientëve të kompanisë.

Shërbim Lounge

Ky shërbim ka të bëjë me vende brenda aeroportit ku klienti mund t’i shfrytëzojë në momente të veçanta. Këto hapësira janë të lidhura me aspektin e mikrpitjes/qetësisë dhe shlodhjes, dhe janë më të rehatshme se sa hapësirat e njohura të pritjes për pasagjerët. Sektori Lounge në aeroport ka disa nivele dhe shërbime; disa prej tyre kanë shërbime të llojit me 5 yje, mund të kenë kompiutra, TV dhe paisje të tjera elektronike. Disa vende të tjera kanë hapësirë për fëmijët, dhoma për pushim dhe fjetje, apo për përdorim special. Të gjitha facilitetet përfshihen brenda kategorive A të biletës apo të blihen veçmas nga çmimi i biletës.