Ekskursionet përfshijnë brenda tyre një larmi mundësish. Ato janë të mbushura me përjetime dhe njohuri të reja me karakter natyror, kulturor dhe historik të një vendi. Ato ndërthuren me aktivitete të ndryshme duke të dhënë mundësin për kohë në paqe dhe refleksion gjithashtu. Mund të ndërtosh një program veprimtarish të cilat kanë të bëjnë me dëshira vetjake por edhe që mbartin brenda aktivitete në grup por edhe njerëz të rinj për të njohur në jetën tënde. Për më tepër aktivitetet që përmblidhen në një ekskursion kanë në masë karakter edukativ dhe të lidhin drejtpërdrejtë me njohuri të reja mbi jetën e vendasve dhe kulturat e tyre.
Bota është kaq e gjerë në përmasat e saj natyrore dhe kulturore sa që do të duhej më shumë se një jetë për t’a përjetuar të gjithën në çdo bukuri dhe mrekulli që ajo rrezaton. Sot, me mundësit dhe zhvillimet e reja e mënyrës së të udhëtuarit dhe të bërit turizëm, njeriu ka përpara tij zgjedhje të shumta dhe të ndryshme për të ndërtuar përjetime të veçanta gjatë pushimeve, udhëtimeve dhe vizitave nëpër vende të ndryshme të botës. Gjithashtu, udhëtimet e tilla janë një nga mënyrat më të mira për të freskuar rutinën e përditshme, rigjeneruar energjinë e vetes dhe për të marrur kohë refleksioni sidomos në momente të vështira të jetës personale.
Paris, Francë
Tingëllon çmenduri, por thjeshtë bëjeni. Një herë në jetë, qyteti i dritave nuk duhet humbur. Dhe çfarë mund të jetë më elegante se sa të kalosh nëpër kryeqytetin francez me një motorçikletë të vjetër? Gjithçka që duhet të bëni për këtë përvojë është të uleni, të relaksoheni dhe të lini udhërrëfyesin tuaj t'ju çojë nga një cep në tjetrin, nga një histori në një film, nga pamjet e Kullës Eifel në Champs Elysees. Elegante!
Udhërrëfyesi juaj do t'ju tregojë histori dhe sekrete që do ta bëjnë vizitën tuaj në Paris të paharrueshme.
Vatikan, Kapela Sistina – Romë, Itali
Muzeu i Vatikanit është shtëpia e disa veprave artistike të botës. Muzeu përmbledh veprat e artit nga disa vende përfshirë këtu edhe pikturat e rilindjes, rreth 20 000 vepra. Ture të ndryshme rreth vizitës së Kapela Sistina dhe Muzeut zhvillohen përgjatë vitit. Gjithashtu, udhëtmi në Romë mund të ndërthuret me vizitë tek Bazilika Sh. Pjetrir (St. Peter Basilica), dhomat e Rafaelit (Raphael’s Rooms) dhe me bukuritë e tjera të qytetit të vjetër.
Çikago, Illinois
Një nga aktivitet më interesnate për të zhvilluar në Çikago është të lundrosh mbi lumin e qytetit duke shijuar mrekullitë e arkitekturës urbane. Një mënyrë gjithashtu për t’u larguar nga zhurmat dhe lodhjet e jetës qytetare. Ekspertë udhëzues do t’ju shoqërojnë gjithë kohën. Arkitektura e Çikagos duket sikur ka dalur nga ëndrrat. Ju do t'a vini re këtë fakt pasi të keni njohur madhështinë arkitekturore të Willis Tower, Wringli Building, Zyrat e vjetra të Postës dhe shumë vepra të tjera. Dikush do të këshillonte që të lundronit me kroçer përgjatë natës, sepse ndërtesat shfaqen edhe më magjishëm me dritat e natës.
Reikjavik, Island
Kur udhëtarët vizitojnë Islandën, një nga aktivitetet e tyre të preferuara është aventura 5-orëshe me snorkeling (zhytje) në Silfra. Silfra është një çarje e tokës e mbushur me ujë që formohet midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut në Parkun Kombëtar Thingvellir. Në këtë eskperiencë, do të keni mundësin të zhyteni në ujëra krejt të pastër dhe të shikoni bimët që shkëlqejnë dhe formacionet shkëmbore të këtij vendi unik. Ky është, në fakt, i vetmi vend në botë ku mund të zhytesh në ujë mes i cili buron mes pllakave tektonike.
Ubud, Indonezi
Fshati Ubud në malet e Balit ngjason me një rrëfim kinematografik. Rrethinat e tij përfshijnë gjithçka, nga pyjet e shiut tek rrafshet e orizit, tempujt hindu dhe faltoret fetare. Udhëtarët aventurierë do të gjejnë shumë për të parë këtu duke pasuruar kohën dhe përvojën e tyre. Në këtë udhëtim në xhungël ju do të ndesheni me çdo gjë, nga streha e orizit deri tek plantacioni i kafes dhe do të freskoheni me një not në ujëvarën Tegenungan. Shoferi juaj do t'ju çojë gjithashtu në një pyll majmunësh ku rreth 700 makakë balinez me bisht të gjatë jetojnë të lirë në natyrë. Dhe nëse jeni gati, bëni një ndalesë për kohë argëtuese në xhungël duke u përfshirë brenda natyrës e së papriturave.
Rotorua, Zeilandë e Re
Përjetimi që merret nga rafting në ujërat e bardhë të lumit Kaituna të Zelandës së Re përmendet midis gjithë mrekullive të botës. Çdo përjetim nis në anë të pragjeve të ujërave të bardhë dhe kalon përmes një pylli tropikal që mbledh nën vete një kanion të thellë i cili ka ujëvarën më të lartë në botë. Udhëtarët kanë mundësi të marrin një shërbim shembullor të rafting në Zelandën e Re nëse përfshihen në këtë aventurë emocionuese tre-orëshe. Është një lundrim impresionues. Nëse dëshironi, do të keni mundësin të hidheni në lum nga një shkëmb 10 metra i lart dhe të mrekulloheni prej Ujëvarës Tutea. Gjithçka atje nuk është tjetër veçse një mrekulli natyrore gati për fotografi.