Ekzotik! Çfarë ju vjen ndërmend kur mendoni për plazhe me rërë të bardhë, palma, breshka, peshkaqenë, balenë, apo ndoshta një xhungël tropikale pothuajse e paprekur nga njerëzit?

Ju sjellim shumë më tepër nga zbulimet e fundit. Nga gropat magjike tek oqeanet, pyjet e larta të bambusë dhe paizashet e hënës të formuara prej vullkaneve.

A keni dashur gjithmonë të vizitoni Japonin, Marokun apo edhe Fixhin? Mos ndoshta ëndërroni për të shkuar në Peru, Puerto Riko, apo Machu Picchu? Ndoshta nuk keni dëgjuar për Liqenin Atitlan në Guatemala apo El Nido në Filipine?

Më poshtë po ju sjellim pak informacion për disa vende ekzotike më të njohura. 

  1. Pylli i bambusë Arashiyama, Japoni

Arashiyama do të thotë ndryshe Malet e Stuhisë. Nga këto male ka marrur emrin edhe pyelli i bambusë përreth maleve në Kioto të Japonisë.

Ky destinacion ekzotik është një vend magjepsës i vendosur mes kërcellit të bambusë, majmunëve dhe faltoreve. Pylli i bambusë Sagano i Arashiyama është i famshëm në vend dhe i njohur në mbarë botën. Vizitorët mund të shëtisin shtigjet e veshura me rreshta të pafundme bambuje. Shumë e kanë përshkruar si diçka e një bote tjetër, e qetë dhe magjepsëse. 

Korija e bambusë është e hapur 24 orë në ditë por këshillohet që gjatë sezonit të pikut, ta vizitoni herët në mëngjes ose në perëndim të diellit.

  1. Pyelli i Thikave, Madagascar

Shkëmbinjtë gëlqerorë vertikalë të mprehtë si brisk në Madagaskar (një ishull në brigjet e Afrikës së Jugut), njihen gjithashtu si Tsingy, në Malagasi. Ky është vendi ku dikush nuk mund të ecë gjatë, dhe nuk ka dyshim se pse.

Këto formacione magjike ngjasojnë me njerëz të vjetëruar prej kohës në këtë planet. Ky vend është një fenomen i madhështisë natyrore së nënës tokë dhe kafshët e egra lulëzojnë këtu! Për shkak të 200 milionë viteve të erozionit të reshjeve të mëdha tropikale, këto formacione gëlqerore janë po aq ekzotike sa të ngjallin me vertë kureshtjen për t’i pare nga afër!

Ndërsa në përgjithësi pyjet mbulohen me gjelbërim të harlisur, pylli me thika karakterizohet prej labiriitnesh si korridore, shpella të lagështa dhe brisqe mbi tokë. Ky pyell është vlerësuar të ketë sistemin më të madh të shpellave nëntokësore në botë. Lundrimi në pyll është kompleks, me pika të ngushta në/përgjatë tij.

  1. Barbados

Si një nga ishujt më të njohur të Karaibeve, Barbados është një destinacion ekzotik pushimesh që nuk duhet humbur. I mrekullueshëm gjatë gjithë vitit, me një sezon të lagësht që zgjat nga qershori deri në dhjetor, por që reshjet i lënë shpejt vendin qiellit blu. Dielli dhe temperaturat arrijnë deri në 31°C. Me arkitekturë koloniale dhe një skenë të gjallë festash, kryeqyteti i Bridgetown është i popullarizuar nga shumë turistë, ndërsa bregdeti perëndimor është i mbushur plot me plazhe të bukura dhe shumë objekte turistike. Gjiri i Carlisle është veçanërisht popullor për entuziastët e anijeve të mbytura - shkoni me një operator zhytës për të shfrytëzuar sa më shumë këto vende zhytjeje jashtëzakonisht të bukura.

  1. Ishulli i Pashkëve, Kili

Ky destinacion mistik ndodhet qindra milje larg brigjeve të Kilit. Ishulli i Pashkëve është një destinacion ekzotik në listën e shumë udhëtarëve. Këtu ekszistojnë shumë mundësi dhe pamje për një shtat-tokë kaq të vogël prej rreth 100 km katrorë. Këtu do të zbuloni vullkane, plazhe, kuaj të egër dhe "kokat e skulpturës të ishullit të Pashkëve", të cilat janë statuja të Moait që kanë hutuar eksploruesit dhe arkeologët për shekuj me radhë.

  1. Taha’a

Tah'a ndodhet në Polinezia Franceze, ose ndryshe shumë-ishujt e rreshtuar pranë njëri-tjetrit. Është një prej ishujve i mbushur me banane, shalqi dhe kokos dhe mban erë vanilje. Nëna tokë ka krijuar një ishull që ka formën e një luleje dhe mban erë si bishtaja e vaniljes.

Luginat pjellore janë si sera natyrore për orkidetë e vaniljes Tahitiane, të cilat rriten me bollëk në Taha'a. Ka kaq shumë për të parë dhe pë të bërë në këtë ishull ekzotik! Peizazhi natyror është mahnitës. Udhëtarët kanë mundësinë të ecin nëpër luginat e mrekullueshme dhe në shpatet ngjitëse duke zbuluar të gjithë florën dhe faunën magjike të larmishme të ishullit Taha’a.

  1. Bagan, Burma

Këta tempuj të bukur që duken si të një bote tjetër u ndërtuan nga Mbretërit e Baganit midis 1057 dhe 1287 dhe janë një nga destinacionet ekzotike vërtet të lavdishme. Më shumë se 2000 monumente budiste ngrihen mbi rrafshnaltat e gjelbra në një mënyrë kaq çuditëse dhe janë vërtet një spektakël arkeologjik për t'u përjetuar.

  1. Liqeni Atitlan, Guatemalë

Ky liqen i bukur e ka gjetur veten të mbyllur mes tre vullkaneve të larta në malësitë e vargmalit Sierra Madra në Guatemala. Është një nga ato udhëtime ekzotike që përkufizohet nga paqja dhe qetësia. Liqeni Atitlan ofron një sfond të shkëlqyeshëm për joga, shëtitje dhe kajak duke shijuar gjithashtu peizazhet magjepsëse përreth.

  1. Pylli i Shiut El Yunque, Porto Riko

Një tjetër nga destinacionet e mrekullueshme të udhëtimit ekzotik! El Yunque është i vetmi pyll tropikal në SHBA, duke mbuluar më shumë se 28,000 hektarë dhe duke mbledhur më shumë se 5080 mm shi në vit. Pylli i shiut është i njohur për biodiversitetin e tij dhe ka pikat e përsosura ekzotike ku mnud të zbulosh bretkosat e çuditshme të pemëve me njolla dhe florën/faunën ekzotike të pyellit.

  1. Machu Picchu, Peru

Kjo kështjellë e pabesueshme inkase ndodhet lart në malet e Andeve mbi luginën e lumit Urubamba në Peru. Ato u ndërtuan në shekullin e 15-të dhe më vonë u braktisën, dhe që atëherë janë bërë një destinacion ekzotik udhëtimi.

I njohur për muret e sofistikuara dhe të ndërlikuara prej guri që sëbashku formojnë blloqe gjigante, që duken të pamundura pa ndërhyrjen e dorës së njeriut. Këto ndërtesa magjepsëse mburren me shtrirje astronomike dhe pamje panoramike tepër piktoreske në një mënyrë mistike si të një bote tjetër. Ju mund të vizitoni këtë pamje të pabesueshme në Peru.

  1. El Nido, Palawan, Filipine

Një tjetër vend për pushimeve ekzotike tropikale është kufiri i fundit i Filipineve që krenohet me shkëmbinj mermeri dhe laguna akuamarinë të mbushura me peshqë ekzotik shumëngjyrësh.

Kjo nuk është e gjitha, jashtë këtij plazhi të jashtëzakonshëm do të gjeni gjithashtu pyje të harlisur rizoforë, ujëvara dhe shpella antike të cilat duke e bërë El Nido vendin e përsosur për një pushim mbushur me shije dhe ngjyra ekzotike.

  1. Maja e Adamit, Sri Lanka

Maja e Adamit është spektakolare, konike dhe natyrore! Është një atraksion pelegrinazhi i Sri Lankës dhe një destinacion i përsosur për pushimet tuaja ekzotike të radhës.

Ecni lart në majën e Adamit dhe do të ndiheni si një gjigant mes reve. Ndërsa shikoni poshtë peizazhin e mrekullueshëm të Sri Lankës të mbushur me ultësira dhe pyje me gjelbërim të përhershëm. Sri Lanka është gjithashtu një opsion i shkëlqyeshëm nëse jeni duke kërkuar për pushime ekzotike të përballueshme.

  1. Maldivet

Maldivet janë një vend i bukur ishullor dhe shtet arkipelagjik i vendosur në Azi dhe ndodhet në Oqeanin Indian. Është rreth 700 kilometra nga kontinenti. Maldivet kanë mbi 1000 ishuj të ndarë të karakterizuar nga plazhet me rërë të bardhë të pastër, koralet ekzotike, peshqit shumëngjyrësh dhe jetë të tjera unike detare.

Ka gjithashtu shumë gjëra për të bërë në këtë parajsë tropikale, veçanërisht nëse jeni i dhënë pas sporteve ujore të mbushura me adrenalinë, si fluturimi në ujë, zhytja, peshkimi, snorkeling, varkë me vela dhe sërfi. Por sigurisht një nga tërheqjet kryesore në këtë parajsë ishullore janë plazhet dhe resortet e mrekullueshme të cilat janë perfekte për t'u çlodhur.

  1. Aruba

E vendosur në Karaibe, Aruba është një ishull holandez i famshëm për rrezet e diellit të pafundme. Në fakt, Aruba shijon më shumë ditë dielli në krahasim me ishujt e tjerë të Karaibeve. Aruba është gjithashtu e famshme për plazhet e saj të arta, jetën e gjallë të natës, vendpushimet luksoze dhe hotelet mahnitëse.

Ndërsa jeni në Aruba, sigurohuni që të shijoni një ditë plazhi në Hadikurari, Mankebo.

  1. Azores, Portugal

Një natyrë e pranverës së përjetshme, ku toka vullkanike mban një polifoni lulesh aromatike. Një parajsë natyrore, 9 ishuj vullkanikë përbëjnë arkipelagun Atlantik të Azorës. Me peizazhet e kratereve vullkanike, gjelbërimin e qëndisur prej lulesh. Nuk është çudi që Azores të quhet "Kopshti i Edenit". Një udhëtim në Azores ofron mundësinë për të vizituar një nga destinacionet më ekzotike të pushimeve në Evropë! Zbulimi i shpendëve, shëtitjet, vëzhgimi i balenave, surf dhe zhytja në skuba janë vetëm disa nga aktivitetet më të njohura. Për më tepër, Azores është një nga destinacionet kryesore të eko-turizmit në botë.

  1. Tajlandë

Disa nga vendet më ekzotike në botë janë të fshehura në Tajlandë. Ndërsa qytetet zakonisht nuk përshkruhen si ekzotike, ju duhet vetëm të shikoni Bangkok-un për të parë se si një kryeqytet mund të nxjerrë magji. Nga çatia dramatike e Pallatit të Madh, në tregun lundrues Damnoen Saduak, i cili është vetëm 2 orë me makinë larg, Bangkok është një kënaqësi për shqisat e turistëve. Nëse përkufizimi juaj i vendeve ekzotike përputhet më shumë me plazhet me rërë të bardhë dhe palmat, atëherë nuk do të zhgënjeheni.

Shkoni në Ishullin e Jugut për të eksploruar vende ikonike si Phuket, Ko Samui, Ko Phi Phi, Ko Lipe dhe Ko Tao - gjeni një vend të qetë në plazh, më pas blini ananasin e freskët të copëtuar dhe ujë kokosi nga shitësit vendas që ju fut brenda imagjinatës së një filmi. Ndërsa jeni në veri të vendit, lini pak kohë për të vizituar qytetin e Pait.

More posts in this category
Blog
Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi
Read more
Blog
Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre
Read more
Blog
Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat
Read more
Blog
Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes
Read more
Destinacione Turistike
Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën
Read more
Blog
Shërbime Speciale nga Elite Travel LCC, Veçanërisht për Klientë të Veçantë
Read more
Blog
Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!
Read more
Destinacione Turistike
Villa & Turizëm
Read more
Blog
Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere
Read more
Blog
Transporti në Europë: Tren dhe Autobus
Read more