Businessmen Partnership Travel Destination Business Trip Concept

Kompani e Menaxhimit të Udhëtimeve (KMU), është një agjenci e cila menaxhon 100% nevojat e udhëtimit të një individi, kompanie tjetër, ose të një organizate me qëllim t’ju kursejë klientëve para dhe kohë.

Një KMU është gjithashtu e njohur si agjenci e udhëtimeve për biznes ose kompani e udhëtimeve korporatë.

Kompanitë e menaxhimit të udhëtimeve (KMU-të) janë agjenci udhëtimesh të specializuara që ndihmojnë organizatat në menaxhimin e programit të udhëtimeve korporatë ose biznes. Këto agjenci marrin përsipër zhvillimin e poltitikave të udhëtimit, marrëveshjet me tregtarë, rezervimet dhe monitorimin, bashkë me menaxhimin e udhëtimeve dhe shpenizimeve përkatëse.

Përgjegjësitë e KMU-së

Një KMU kryen shumë funksione përveç rezervimit të fluturimeve dhe hoteleve. KMU-ja do të merret edhe me menaxhimin, raportet dhe do t’ju ndihmojë në të gjitha aspektet e udhëtimeve të biznesit tuaj.

Një KMU është përgjegjëse për:

  1. Ndërtimin dhe menaxhimin e itinerarit

KMU-ja ju ndihmonë në rezervimin e fluturimeve, biletat dhe ju mundëson këshillim rreth tarifave më të mira në treg. Nëse keni rezervuar vetë me një kompani fluturimi, dhe vendosni të ndryshoni itinerarin tuaj, me siguri do të paguani shumë. Ndërsa kur kjo punë lihet në dorën e një KMU-je, jini të sigurtë që nuk do të paguani asnjëherë ekstra.

  1. Gjetjen e çmimeve më të mira

Një KMU mund të gjejë tarifat më të mira për ju dhe madje mund të përbushë marrëveshje me furnizues të ndryshëm në emrin tuaj. Ekspertët e KMU-së janë të aftë në mbylljen e marrëveshjeve duke ju mundësuar zgjidhje për çmime që ju vetë as nuk do t’i kishit menduar që ekszistojnë.

  1. Arritjen e marrëveshjeve për akomodimin e duhur

Si pasojë e ngarkesës suaj si sipërmarrës biznesi, koha që keni në mundësi është e kufizuar. Ju nuk keni kohë për të kërkuar brenda faqes për të gjetur një akomodim për punonjësin tuaj. Ndërsa kur kjo punë i kalon në menaxhim një KMU-je, ekspertët e saj do të merren me gjithçka dhe gjithmonë do të veprojnë në përshtatje me kërkesat dhe buxhetin tuaj. Mundësi më të mira do t’ju ofrohen pa diskutim.

  1. Transportin

Transporti është thelbësor për lëvizjen e sigurt të punonjësve tuaj nga një vend në tjetrin. Një kompani e menaxhimit të udhëtimeve (KMU) mund të rezervojë transportin, duke përfshirë marrjen me qira të makinës, transfertat në aeroport dhe biletat e trenit ose autobusit.

  1. Planifikimin e takimeve dhe evenimenteve

Planifikimi i ngjarjeve dhe konferencave është i ndërlikuar dhe konsumon shumë kohë. KMU-të mund t'ju ndihmojnë të organizoni takime dhe ngjarje duke pasur objektiv uljen e kostove dhe rritjen e përfitimit të biznesit tuaj. Gjithashtu, një KMU do të ndihmojë në identifikimin e pronës së duhur që ka të gjitha lehtësitë e nevojshme dhe me çmimin e duhur.

  1. Kontrollin e shpenzimeve dhe mbarëvajtjen e “politikave” të udhëtimit

KMU-ja do të merret me gjurmimin dhe raportimin e shpenzimeve të udhëtimeve të biznesit tuaj. Ekspertët e saj do të punojnë me ju për të përcaktuar nevoja të veçanta dhe të qëndisni “politikat” e udhëtimeve duke arritur përmbushjen e gjithçka ju nevojitet. Vini re se, rezervimi i shërbimeve të lidhura me udhëtimet biznes do t’ju drejtojnë në mbledhjen e faturave të shumta. Në këtë rast një KMU mund t’i bëjë gjërat më të thjeshta: duke përqendruar të gjitha faturat bashkëkontrolluesit tuaj financiar do të kenë një panoramë të plotë mbi çështjet që lidhen me udhëtimet e biznesit. 

  1. Asistencë në detyrat e kujdesit

Një KMU do të merret me detyrat e kujdesit ndaj punonjësve për të siguruar që të gjitha nevojat dhe politikat e udhëtimeve të jenë kuptuar plotësisht. KMU-ja do të monitorojë vonesat, shmangiet dhe do të ndihmojë punonjësit tuaj në çdo rast vështirësie.

Gjetja e një KMU-je të duhur për biznesin tuaj

Për të zgjedhur një KMU të duhur për biznesin tuaj, kini parasysh këto:

  1. Lehtësim në procesin e rezervimit
  2. Akses në një shumëllojshmëri produktesh
  3. Tejdukshmëri
  4. Procese aprovimi të ndërthurura
  5. Raportime mbi shpenzimet e udhëtimeve
  6. Përvojë
  7. Përdorimi i teknologjisë moderne

KMU-ja me të cilën ju do të lidheni, duhet të ketë strategji të përshtatshme të trupëzimit të teknologjisë për kompaninë tuaj. Teknologjitë moderne e udhëtimit mund t’ju ndihmojnë që ju të jeni gjithnjë në kontakt me udhëtarët duke menaxhuar çdo situatë të rrezikshme që mund të lindë papritmas.

Këto Teknologji mund t’ju ndihmojnë edhe në përforcimin e poltikave të udhëtimit, në gjurmimin dhe monitorimin e lëvizjeve dhe në identifikimin e dobësive. 

Përse një KMU?

Biznesi juaj mund të ketë një skuadër e cila merret me menaxhimin e çdo aspekti të udhëtimeve biznes. Punonjësit tuaj mund të planifikojnë udhëtimet e veta. Gjithësesi, këto nuk e bëjnë biznesin tuaj të arritshëm përsa i përket udhëtimeve të brendshme.

Kështu që, një kompani e menaxhimit të udhëtimeve mund t’ju ndihmojë në lehtësimin e këtyre detyrave duke ju ofruar shërbimet e saj. 

Disa pritshmëri bazë që ju me siguri do të merrni kur lidheni me shërbimet e një KMU-je, janë:

  1. Njohuri dhe ndihmë nga ekspertë profesionistë
  2. Rritje të të dhënave dhe burimeve për vendimmarrje
  3. Kursim në kohën e punonjësve tuaj
  4. Kursim të lartë të buxhetit të udhëtimeve tuaja
  5. Ndihmë në çdo moment, nevojë dhe situatë
  6. Përmirësim të politkës së udhëtimeve tuaja
  7. Ndërthurje e raporteve të shpenzimeve të udhëtimeve tuaja

Gjeni KMU-në më të mire:

Një KMU e mirë ju ndihmon që të optimizoni buxhetin tuaj të udhëtimeve, të arrihet përmbushja e nevojave tuaja dhe mbledhjen e të dhënave që ju duhen. Kështu që, sipas shtjellimit më lartë dhe duke arritur rezultate të tilla, investimi juaj në lidhje më një KMU për menaxhimin e udhëtimeve tuaja, përfitimet do të kthejnë në këmbim më shumë vlera brenda biznesit tuaj.

More posts in this category

15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë

Strategjitë e Prokurimit Brenda Udhëtimeve të Biznesit

Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes

Villa & Turizëm

Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën

Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi

Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat

Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

Program i Menaxhimit të Udhëtimeve apo jo?

Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi

Çfarë është ETIAS