Nëse jeni dashamirës i udhëtimeve me kroçerë, sigurisht do të keni venë re jo vetëm përkushtimin e personelit por edhe ndryshimet në mjetet e reja që kanë dalur në fuksion kohët e fundit. Në ndërtimin e anijeve të reja i jepet shumë rëndësi ballkoneve të cilat duken si blloqe ballkonesh private. Në këtë mënyrë ju do të përjetoni veten, anijen dhe detin në kohë ekskluzive dhe personale.
Shërbimet dhe aktivitet brenda anijes, në të shkuarën kanë qenë të kufizuara. Kufizimet e qendrimit zinin vend në çdo rregullore të brendshme. Në atë kohë, kishte kufizime në lidhje me të ushqyerin brenda anijes. Ditët e sotshme, këto kufizime kanë mbetur në të shkuarën. Udhëtarët, përveç se kanë në zgjedhjen e tyre kohën e të ushqyerit, ato gjithashtu mund të zgjedhin llojshmërinë që ofrohet ne brendi të mjediseve të anijes. Mjediset janë të ndryshme dhe normalisht lirshmëria për të përdorur edhe dhomat e ngrënies VIP është një zgjedhje.
Ju këshillojmë që të dilni jashtë gabinës suaj dhe të eksploroni anijen: studioni pak sa rrugët e shkurtra të anijes, bëni një shëtitje përreth niveleve të kateve të anijes dhe shijoni pamjet nga cepat e lezetshëm të saj.
Një nga aktivitetet kryesore të udhëtimit me kroçerë është ndalesa nëpër porte të ndryshme. Përfitoni nga turet dhe lëvizjet me qëndrim të shkurtër në prote dhe zona përreth tyre. Merrni pjesë në veprimtari që stafi krijon enkas për udhëtarët. Mund të vini re se si menaxhohet e gjithë situata brenda dhe jashtë anjijes – diçka e cila nuk është e lehtë në dukje por që ndodh në çdo sekondë.
Këto janë disa nga mënyrat se si mundet dikush, një udhëtar, të marrë maksimumin e kënaqësisë dhe historisë të së lundruarit me anije të stilit Kroçerë. Për më tepër, një bllok mund të jetë si një hapësirë ku shënimet që dalin nga përjetimet e të lundruarit me kroçerë kthehen në histori dhe novelë.