Edhe pse aeroplani dhe treni janë shumë më të shpejtë apo autobusi dhe makina janë mënyra më të njohura për të udhëtuar nëpër Evropë, udhëtimi me traget është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer.

Ndonjëherë mund të përfitoni nga ofertat e mira dhe të merrni një traget për të lëvizur  midis vendeve. Gjithashtu, kur vozitni nëpër Evropë, mënyra më e mirë për të vizituar ishujt si Korsika, Sardenja, Siçilia apo edhe Malta, është thjesht të hipni në një target.

Për çdo linjë trageti, është më mirë të kontaktoni me një agjenci udhëtimi si p.sh. Elite Travel LCC. Ekpertiza dhe përvoja e komanisë ju mundëson çdo informacion rreth destinacionit dhe biletave.

Oraret e trageteve

Është shumë e rëndësishme që informacion mbi oraret dhe kohën e mbërritjes tek porti të jenë marrur parasysh në përparësi nga nisja. Shumë udhëtarë humbasin nisjen sepse nuk kanë njohuri për kohën e mbërritjes nga vendodhja fillestare tek porti. Tragetet ndonjëherë detyrohen prej kushteve atmosferike të mos nisen ditën apo edhe orën e caktuar. Kështu që çdo udhëtar duhet nomalisht të jetë në dijeni për çdo informacion rreth linjës së nisjes.

Kthehu në ujërat më të njohura të Evropës Perëndimore. Kompania Elite Travel LCC ju mundëson me rezervimin dhe mbështetjen përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj. Kompania me mbi 20 vjet eksperiencë në industrinë e turizmit, ju ndihmon në përzgjedhjen e linjave, informacion mbi dokumentacionin, të dhëna mbi llojet e kategorive – nga ekonomike në VIP – dhe për çdo segment të udhëtimit përfshirë oraret dhe ndalesat turistike të trageteve

Lidhje transporti

Evropa është një kontinent që është formuar nga trashëgimia e saj detare dhe ndërlidhjet detare. Tragetet janë ende një komponent kryesor i rrjetit të transportit për kontinentin, duke larguar mallrat e rënda nga autostradat e mbushura me automjete dhe duke u dhënë udhëtarëve një shans për të ndërthurur vrullin e jetës moderne me disa orë të qeta në bordin e një anije të rehatshme.

Për shumë komunitete ishullore, sigurisht, tragetet ofrojnë rrugë shpëtimi. Udhëtimet e tilla janë më shumë se një biletë për të shkuar nga një vend në tjetrin, ato janë gjithashtu eksperienca të papërseritshme. Keni mundësinë që të rezervoni një intenerar i cili ju kalon nëpër disa shtete të Evropës si p.sh. bregdeti i adriatikut, bregdeti i Evropës veri-perëndimore apo linja që nis nga Spanja në kanalin midis Francës dhe Britanisë.

Për më tëpër, disa udhëtar zgjedhin të udhëtojnë me traget sepse duan të marrin me vete makinën e tyre personale. P. sh. një udhëtim nga Franca në Greqi mund të bëhet me makinë deri në Ankona të Italisë dhe pjesa tjetër me traget. Kështu që tragetet për disa kategori klientësh apo edhe nevojash është një mënyrë për të shkurtuar rrugë.

Elite Travel LCC është një nga kompanitë e cila ju mundëson të planifikoni nga fillimi deri në fund një udhëtim me traget në Evropë; duke nisur nga biletat, rezervim vendi brenda tragetit për mjete personale, mbështetje për nevoja të veçanta, informacion mbi çdo detaj të mundshëm dhe për oraret e të gjithë intenerait. Të gjitha këto duke nisur nga fillimi, përgjatë dhe mbas çdo ushëtimi.

More posts in this category
Blog
Shërbime Speciale nga Elite Travel LCC, Veçanërisht për Klientë të Veçantë
Read more
Blog
Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes
Read more
Blog
Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi
Read more
Blog
Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre
Read more
Blog
15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë
Read more
Blog
Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere
Read more
Blog
Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat
Read more
Blog
Transporti në Europë: Tren dhe Autobus
Read more