Për të mbyllur një biletë të një destinacioni apo udhëtimi me avion, kalohet nëpër disa hapa dhe nyje të sistemit i cili bën të mundur regjistrimin e qartë dhe të rregullt të pasagjerit dhe vendit e ndenjes.

Bileta Avioni

Nga ana e agjencisë e cila merret me procesin e rezervimit vihen në funksion një sër veprimtarishë në mënyrë që të sigurohet se njeriu i duhur do të hip në aeroplan. Më poshtë do t’ju japim disa të dhëna në lidhje me këtë proces.

Hallkat kryesore dhe rolet bazë.

Për një biletë, që nga fillimi i kërkimit për të mbyllur një, vihen në veprim disa elementë. Kjo është mënyra se si kompanitë e linjave ajrore shpërndajnë biletat e tyre.

  • përcaktimi i linjës ajrore të fluturimit
  • sistemi Ndërkombëtar i Biletave (GDSs)
  • grumbulluesit e të dhënave të fluturimit
  • grupe të treta – agjenci fluturimi (OTA, agjenci tradicionale, mekanizma kërkues etj.
  • dhe ndërveprimet aeroportuale

Siç kuptohet procesi i rezervimit të një bilete avioni kërkon bashkëpunim midis disa sisteme dhe komponentë veprues. Rrugë me anë të së cilave mund të mbyllet një biletë janë tre: nëpërmjet faqes së linjës së fluturimit, me anë të agjencive të udhëtimit ose/dhe nëpërmjet motorëve kërkues në rrjet.

Pasi të jenë regjistruar të dhënat e udhëtarit dhe çdo hallkë i procesit të rezervimit të jetë plotësuar me kujdes, bëhet pagesa e biletës. Në këtë pjesë të shpërndarjes së biletës ka disa forma të cilat janë ndonjëherë edhe me fitim. Anëtarësimi i pasagjerit i cili udhëton shpesh është një nga mënyrat që sjell uljen e shpenzimeve me anë të vlerës bonus. Këto programe kanë disa nivele të anëtarësimit dhe kategori përfitimesh.

Agjencitë e udhëtimit kanë programe dhe plane të ndryshme mbi të cilat mund të informoheni edhe më tej. Ato ofrojnë paketa dhe oferta të ndryshme në lidhje me llojet, largësinë, kohën dhe lëvizjet e shpeshta të udhëtarit.

Në fund të procesit, bileta dhe konfirmimi i udhëtarit (check in) janë dy anë të ndryshme brenda së njëjtit sistem. Bileta tregon se vendi është paguar nga personi ndërsa konfirmimi tregon se udhëtari do të jetë i pranishëm në vendin e ndenjes. Hapi i rradhës është të siguroheni për çantat dhe bagazhet tuaja. Fluturim të mbarë!

More posts in this category
Blog
Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën
Read more
Blog
Strategjitë e Prokurimit Brenda Udhëtimeve të Biznesit
Read more
Blog
Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi
Read more
Blog
15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë
Read more
Blog
Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi
Read more
Blog
Villa & Turizëm
Read more
Blog
Program i Menaxhimit të Udhëtimeve apo jo?
Read more
Blog
Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes
Read more
Blog
Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere
Read more
Blog
Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!
Read more