Zgjidhni detin për të njohur vendin, njerëzit, historinë dhe kulturën

Të rezervosh një vend në kroçer për të kaluar pushime është një kënaqësi ndryshe nga gjithë të tjerat. Eksperienca e të lëvizurit mbi det bashkë me ndalesat nëpër porte të ndryshme të jep mundësinë e një përjetimi shumëkulturor dhe shumëngjyrësh.

Industria e kroçerës ndërtohet gjithnjë me drejtim në Përkushtim ndaj Klientit dhe zhvillohet vazhdimisht për të duke kuptuar nevojat dhe dëshirat e udhëtarëve.

Nëse jeni dashamirës i udhëtimeve me kroçer, sigurisht do të keni venë re jo vetëm përkushtimin e personelit por edhe ndryshimet në mjetet e reja që kanë dalur në fuksion kohët e fundit. Në ndërtimin e anijeve të reja i jepet shumë rëndësi ballkoneve të cilat duken si blloqe ballkonesh private. Në këtë mënyrë ju do të përjetoni veten, anijen dhe detin në kohë ekskluzive dhe personale.

Shërbimet dhe aktivitet brenda anijes, në të shkuarën kanë qenë të kufizuara. Kufizimet e qendrimit zinin vend në çdo rregullore të brendshme. Në atë kohë, kishte kufizime në lidhje me të ushqyerin brenda anijes. Ditët e sotshme, këto kufizime kanë mbetur në të shkuarën. Udhëtarët, përveç se kanë në zgjedhjen e tyre kohën e të ushqyerit, ato gjithashtu mund të zgjedhin llojshmërin që ofrohet ne brendi të mjediseve të anijes. Mjediset janë të ndryshme dhe normalisht lirshmëria për të përdorur edhe dhomat e ngrënies VIP është një zgjedhje.

Merrni maksimumin përgjatë udhëtimit shlodhës me një Kroçer?

Ju këshillojmë që të dilni jashtë gabinës suaj dhe të eksploroni anijen: studioni pak rrugët e shkurtëra të anijes, bëni një shëtitje përreth niveleve të kateve të anijes dhe shijoni pamjet e detit nga cepat e lezetshëm të saj.

Një nga aktivitetet kryesore të udhëtimit me kroçer është ndalesa nëpër porte të ndryshme. Përfitoni nga turet dhe lëvizjet me qëndrim të shkurtër në protet dhe zonat përreth tyre. Merrni pjesë në veprimtari që stafi krijon enkas për udhëtarët. Mund të vini re se si menaxhohet e gjithë situata brenda dhe jashtë anjijes – diçka e cila nuk është e lehtë në dukje por që ndodh në çdo sekondë.

Këto janë disa nga mënyrat se si mund dikush, një udhëtar, të marrë maksimumin e kënaqësisë dhe historisë të së lundruarit me anije të stilit Kroçer. Për më tepër, një bllok mund të jetë si një hapësirë ku shënimet që dalin nga përjetimet e të lundruarit me kroçer  kthehen në histori dhe novel.

More posts in this category

  • Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

    Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

  • Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes

  • Villa & Turizëm

  • Çfarë është ETIAS

  • 15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë

  • Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi

  • Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën

  • Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

    Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

  • Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi

  • Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat

  • Shërbime Speciale nga Elite Travel LCC, Veçanërisht për Klientë të Veçantë

  • Çfarë është një KMU?