Autobusët janë shpesh mënyra më e lirë për të udhëtuar.
Kompani të ndryshme, p.sh. Elite Trave Albania, janë një mundësi e shkëlqyer për udhëtimet me autobus. Ato shpesh mbulojnë udhëtime që trenat nuk i mbulojnë lehtë. Kështu që mund të jetë shumë më e lehtë të arrihet në destinacionin e kërkuar. Në Shqipëri, transporti me autobus është mënyra kryesore e udhëtimeve tona. Të gjithë i kemi të afërmit tanë në Itali, Greqi, Maqedoni dhe me siguri na pëlqen të vizitojmë edhe Turqinë e cila gjithashtu është pikë lidhëse për marrjen e fluturimeve drejt vendeve të botës.
Këto linja autobusësh nisen çdo ditë dhe shpesh biletat rezervohen pranë zyrave të kompanive. Por, gjithsesi, mundësia për rezervim online ose me telefon tashmë është edhe më e përhapur. Në këtë mënyrë ju keni mundësinë që të bëni çdo gjë gati para se të niseni për udhëtim. Elite Travel Albania është një nga kompanitë që ju ndihmon në përgatitjen e gjithçka ju nevojitet për një udhëtim pa stres dhe i planifikuar saktë.
Në këtë artikull do t’ju sjellim disa benefite rreth udhëtimin me autobus për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe anasjelltas.
Benefitet e të Udhëtuarit me Autobus
Bileta të lira
Biletat e autobusit janë më të lira se ato të mjeteve të tjera të transportit. Kështu që, ju mund të kurseni më shumë në shpenzimet e juaja dhe t’i përdorni ato për diçka tjetër gjatë udhëtimit.
Ndalesat
Udhëtimet shpesh janë të lodhshme dhe trupi juaj ka nevojë të lëviz mbas një qëndrimi të gjatë statik në ndenjëse. Ndryshe nga aeroplani, ndalesat e autobusit janë një mundësi që ju të çlodheni dhe të shijoni ushqimin tuaj pa stres. Ju mund të dilni dh të bëni një shëtitje të shkurtër gjithashtu, duke marrë edhe kënaqësi nga vendi ku bëhet qëndrimi i autobusit, ose edhe të njiheni me njerëz të rinj në jetën tuaj.
Qetësia për bagazhet tuaja
Të gjithë shqetësohemi për bagazhet tona kur udhëtojmë, në çfarëdolloj mënyre. Mund edhe të hutohemi prej lodhjes dhe të mos kujtohemi për çanta apo sende të vogla në përmasa. Autobusi është tepër i sigurt për sa i përket këtij shqetësimi. Ju i vendosni që në fillim bagazhet e juaja, me orientim nga shoferi, dhe deri sa të mbërrini në vend nuk do t’ju duhet të mendoni më për to. Dhe për më shumë, nuk ju kërkohet të paguani për bagazhet e juaja.
Nisja
Linjat e transportit që nisen për vendet fqinje, si dhe anasjelltas, i kanë të përcaktuar vendet dhe oraret e nisjes. Shoferët janë shumë korrekt për këto kushte të zbatohen nga të gjithë pasagjerët. Nisjet bëhen nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, si Elbasani, Tirana, Korça, Durrësi, Saranda, etj.
Siguria
Autobusët janë më të sigurt se mjetet e tjera të transportit. Kjo ju jep mundësinë që ju të udhëtoni mendje qetë pa ankthin e ndonjë të papriture gjete rrugës. Kjo për arsye se autobusi si mjet është i rëndë dhe më i qëndrueshëm në rrugë se mjetet e tjera, dhe shoferët janë të trajnuar dhe profesionistë në rolin e ngasjes së mjetit.
Pra, zgjedhja e autobusit për të udhëtuar në shtetet fqinje është një nga mënyrat jo vetëm më të sigurta por edhe më të lira për shkuar atje ku dëshironi. Janë komodë, kanë plot hapësirë për sendet e juaja, udhëhiqen nga shoferë profesionistë dhe të kujdesshëm, dhe gjithashtu ndotin më pak mjedisin tonë në krahasim me mjetet e tjera të transportit (përveç trenit).
Hidhini një vëzhgim në linjat që mundësojnë transport nga Shqipëria drejt fqinjëve dhe anasjelltas, këtu.