Me siguri, ju keni dëgjuar termin MICE. Ky term përdoret nga shumë profesionistë apo kompani organizues të veprimarive (evente) të cilat lidhen po kështu me kompani apo biznese të nivelit profesional. MICE ka të bëjë drejtpërdrejtë me organizimin, planifikim dhe realizimin e takimeve, konferencave, nxitjeve profesionale dhe ekspozitave me karakter biznesi.

- Le të zgjerohemi pak tek këto katër kategori të industrisë MICE.

Takime

Takimet shpesh, tashmë, organizohen në mjedise të caktuara dhe të rregulluara me çdo mjet përkatës mbi nevojat që takimi ka për t’u realizuar suksesshëm. Çdo kompani dhe biznes drejtohet për organizimin e takimeve tek profesionistë të fushës MICE.

Nxitje Profesionale/Zhvilluese

Ky segment i MICE lidhet drejtpërdrejtë me takime, trajnime apo edhe udhëtime të cilat motivojnë punonjësit e një kompanie. Sidoqoftë, jo gjithmon nxitjet e tilla kanë bazë edukimin apo trajnimin. P.sh. një veprimtari që organizohet nga një kompani mbas arritjes së një objektivi apo rezultati të lartë në punë mund të ketë qëllim vetëm argëtimin e stafit. Në këtë mënyrë, nxitjet e tilla shërbejnë për ndërtimin e respektit midis punonjësve dhe drejtuesve që sjellë si pasojë rritjen e biznesit, produktivitetin, por edhe dëshirën e punonjësve për të qëndruar gjatë në kompani.

Konferenca dhe Kongrese

Këto dy degë janë të domosdoshme për rritjen e një kompanie dhe kanë dallime midis tyre.

Konferenca është e nevojshme për të diskutuar tema të caktuara ose për të zgjidhur probleme madhore nga një grup i përcaktuar njerëzish. Konferenca është shpesh e organizuar brenda një kohe të shkurtër dhe e rrallë në ripërsëritjen e saj.

Kongresi është takimi midis njerëzve të së njëjtës fushë kompetencash, kulturore, politike apo fetare ku tema të paracaktuara diskutohen bashkarisht. Këto lloj takimesh janë të ripërsëritshme në kohë dhe numër.

Ekspozitat

Ekspozitat janë të lidhura me shërbimet dhe produktet që një kompani zhvillon dhe përdoren për zgjerimin e ndikimit të saj në treg bashkë me rritjen e audiences dhe klientëve në përgjithësi. Gjithashtu, ekspozitat krijohen për grupe të caktura dhe organizime tregtare-ekspo-grup.

Në Shqipëri një nga kompanitë më cilësore dhe profesionale në sektorin e indrustrisë MICE është Elite Travel Group. Stafi i kualifikuar i ETG qëndron gjithnjë në linjë të parë me zhvillimet teknologjike dhe me ndryshimet që ndodhin në aspektin e karakterit të shërbimeve dhe produkteve për klientët dhe bizneset ndërkombëtare si dhe ato vendase. Brenda karakterit të stafit ETG, përqendrohen elementë si: sisteme të avancuara komunikikimi, profesinalizëm gjithmon në rritje, përkushtim ndaj klientit, cilësi krijuese, përgjegjësi sociale dhe mjedisore, ndjeshmëri të lartë kulturore dhe edukuese bashkë me natyrën e pionerizmit gjithnjë në rritje.

Përse ETG në shërbimin MICE?

ETG-MICE ndihmon në organizimin e informacionit, hapësirës fizike, ushqimit, mikpritjes dhe kordinimit e të gjithë porfesionistëve të tjerë, që marrin pjesë në event, të bashkëpunojnë më zgjuarsi në mënyrë që ju të përqendroheni tek eksperienca thelbësore e organizimit.

Punojnë që t’ju mundësojnë:

  • informacion të shpejtë, kodo dhe në çdo kohë
  • të keni më shumë përqendrim tek miqetë e juaj
  • planifikim pa nevojë trajnimi
  • realizim brenda kohës së premtuar

Janë profesionistë në:

  • punën e tyre
  • në organizimin e destinacioneve, aktiviteteve apo udhëtimeve turistike për stafin e kompanive
  • planifikimin e takimeve, trajnimeve dhe informimin e klientëve
  • krijimin e aktiviteteve nxitëse për profesionistët dhe punonjësit e korporatave

Janë të gatshëm gjithmon për:

  • të ndihmuar klientët dhe kolegët e tyre
  • komunikim të sinqertë dhe dretjpërdrejtë, për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet
  • të krijuar paketa dhe ide të përshtatura me dëshirat dhe nevojat e klientit

Drejtohen nga parimi i rritjes dhe zhvillimit professional

Bashkë me klientët, stafi i ETG-MICE punon për të zhvilliuar praktikat dhe eksperiencat më të mira në fushën e organizimit dhe realizimit të MICE. Përkujdesen për të përparuar në një linjë me teknologjinë e kohës dhe brenda çdo zhvillimi të tillë ju japin mundësi të merrni më shumë vlerë nga shërbimi MICE.

More posts in this category

  • Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

    Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

  • Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi

  • Villa & Turizëm

  • Strategjitë e Prokurimit Brenda Udhëtimeve të Biznesit

  • Çfarë është një KMU?

  • 15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë

  • Shërbime Speciale nga Elite Travel LCC, Veçanërisht për Klientë të Veçantë

  • Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

    Transporti në Europë: Tren dhe Autobus

  • Program i Menaxhimit të Udhëtimeve apo jo?

  • Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat

  • Çfarë është ETIAS

  • Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere