Orientim për udhëtime me tren dhe autobus në Europë

Udhëtimi nëpër Europë kthehet lehtësisht i shtrenjtë kur nuk kemi ide të mjaftueshme mbi  mënyrat e transportit në secilin shtet të kontnetit.  Biletat e linjave ajrore, trenat me shpejtësi të lartë, trenat gjatë natës, tragetet, etj., mund të bëhen shumë lehtë në kompleks shpenzimesh të pa parashikuara.

Për këtë arsye, Elite Travel LCC ju vjen për ndihmë me anë të shërbimit "Transporti në Europë" i cili është i pranishëm përgjatë gjithë udhëtimit tuaj; para, përgjatë dhe në fund të çdo udhëtimi që klientët dëshirojnë të kryejnë në Europë, të çfarëdolloj qoftë ky udhëtim.

Po ju sjellim disa njohuri që ne mendojmë se janë të vlefshme para se të niseni, rreth transportit me tren dhe me autobus, në Evropë.  

Këshilla mbi transportin në Qytet

Sistemet e Transporti në Europë janë aq të mira sa që shumë europianë nuk e kanë të nevojshme makinën personale. Rrotat e tyre janë trenat, metrotë, tramvaj, autobusët dhe taksitë e rastit. Nëse i përqafoni këto forma transporti, atëhere do të kënaqeni me shërbimin dhe eksperiencën vendase.

Pothuajse çdo qytet europian ka një rrjet të mirë të metrosë, autobusëve, trenave, tramvajeve bashkë me ndërthurjen që këto ofrojnë.  Metrotë dhe trenat janë të shpejtë dhe nuk ngecin kurrë në trafik. Autobusët dhe tramvaj mund t'ju bëjnë një tur të qytetit gjatë rrugës për në destinacionin tuaj. Me mendësinë e duhur, përdorimi i transportit publik mund të jetë një përvojë kulturore e cila ju mbush me akvtitete dhe kujtime të jetës vendase. 

Edhe nëse nuk keni përdorur kurrë transport publik në qytetin tuaj, këto këshilla do t’ju ndihmojnë të zotëroni shpejt opsionet e transportit në qytetet e Evropës.

Përdorni një aplikacion për transportin. Aplikacionet kryesore të hartës si Google Maps tani përfshijnë udhëzime të bazuara në informacionet tranzit, të paktën në pjesën më të madhe të Evropës. Sot, shumë sisteme të lëvizjes lokale kanë aplikacionet e tyre. Shumë prej tyre funksionojnë edhe jashtë rrjetit online. Nëse do të jeni në të njëjtin vend për disa ditë i'a vlen të shkarkoni aplikacionin që ju mundëson informacion mbi transportin. Mund të jetë i dobishëm për t’ju dhënë ide rreth rrugëtimit që duhet të përshkoni. Nga ana tjetër të lidheni që prej fillimit me një kompani udhëtimesh, si p.sh. Elite LCC, është lehtësim për orientimin dhe sigurinë e rrugëtimit tuaj.

Mësoni se çfarë mbulohet nga një biletë. Në shumë qytete, e njëjta biletë përdoret për metro, tramvaj dhe autobusë dhe përfshin edhe transferime ndërmjet sistemeve. Ndërsa, në vende të tjera do t'ju duhet të blini një biletë të re sa herë që përdorni trasport publik. 

Merrni parasysh opsionet tuaja të biletave. Zgjedhjet tuaja, të cilat ndryshojnë sipas qytetit, janë biletat individuale, ofertë me numër biletash dhe leje ose kartë e rimbushshme. Nëse blini bileta individuale do t'ju kushtojë më shumë se sa mënyrat më lartë, por gjithësesi kjo mund të jetë zgjedhja juaj nëse do të bëni vetëm disa udhëtime ose preferoni të lëvizni kryesisht në këmbë.

Nëse jeni të përkushtuar të përdorni transportin publik, opsionet e më poshtme do të ulin kostot tuaja dhe do t'ju kursejnë kohë.

Ofertat me shumë bileta ju ofrojnë një numër të caktuar biletash - që mund t'i përdorni në çdo kohë dhe t'i ndani me shokët, madje edhe brenda të njëjtit udhëtim.

Lejet ju mundësojnë udhëtime të pakufizuara në të gjithë transportin publik për një numër të caktuar orësh ose ditësh; një leje 24-orëshe zakonisht kushton më pak se katër bileta veçmas.

Kartat e rimbushëse, të tilla si Oyster Card në Londër, kërkojnë një depozitë fillestare, zbresin koston e udhëtimeve tuaja dhe mund të rimbushen kur është nevoja.

Pyesni Elite Travel LCC për zbritjet që mund të oftrohen dhe për mundësitë e ndryshme të biletave për transportin publik të vendit që do të vizitoni. Kompania ka përvojë mbi 20 vjet në udhëtimet në Europë dhe mund t’ju ndihmojë lirshëm për çdo rezervim të parakohshëm dhe për çmimet më të mira të mundshme në treg.

Mos u mundoni të udhëtoni falas. Shumë metro, autobusë dhe tramvaj europian përdorin sistem kontrolli me patrullime sporadike nga kontrollues biletash. Disa janë me uniformë, disa ecin në mënyrë të fshehtë dhe të tjerë kontrollojnë biletat në zbritje. Punë të vogla duken! - por nëse kapeni pa një biletë të vlefshme, me shumë mundësi do t'ju duhet të paguani një gjobë të madhe.

Udhëtimi në Evropë me trenEuropa është mjaft e përgatitur në sistemin e saj hekurudhor - trenat. Një rrjet hekurudhor mbulon shumicën e destinacioneve kryesore të Evropës. Madje mund të hipni trenin që udhëton nga Londra dhe të niseni drejt Francës nëpërmjet tunelit të Calais.

Ekzistojnë leje speciale për udhëtime të gjata me tren në Europë që mund të ofrojnë edhe ulje të arsyeshme.

Nëse e konsiderojmë Rusinë si pjesë të Europës, (Rusia është një vend transkontinental) nuk duhet harruar Trans-Siberian ose Trans Mongoli Express - një shembull i mirë i linjave të transportit hekurudhor.

Udhëtimi tjetër klasik me tren  është Orient Express. Venice Simplon Orient Express i cili është shërbim i kompanisë private, udhëton nga Londra në Venecia.

Blerja e një aksesi afatgjatë për të përdorur transportin hekurudhor mund t'ju kursejë para në krahasim me blerjen e biletave teke në sportel. Ju e blini këtë akses paraprakisht para se të udhëtoni në Europë. Elite Travel LCC mund t’ju ndihmoj në këtë pikë, mjafton të bëni një kontakt me kompaninë.

Udhëtoni nëpër Europë me autobusAutobusët janë shpesh mënyra më e lirë për Transporti në Europë. Rrugët e autobusëve shpesh ndjekin pakashumë të njëjtat rrugë si trenat.

Kompani të ndryshme janë një burim i shkëlqyer për udhëtimet me autobus. Ato shpesh mbulojnë udhëtime që trenat nuk i mbulojnë lehtësisht, kështu që mund të jetë shumë më mirë të arrihet në destinacionin e kërkuar. Dikush mund të marrë një autobus nga Saarbrucken, Gjermani dhe të ndaloj në Strasburg të Francës; ose nga Bolonja në Trento drejt Zvicrës.

Transporti në Europë përfshin disa autobusë që nisen nga stacionet e përcaktuara autobusësh, ndërsa të tjerë nisen nga parkime automjetesh ose nga parkime anës rrugës.

Në pjesën e Europës Qendrore dhe Lindore, autobusët janë shumë më të mirë se trenat. Shumë shpesh autobusët udhëtojnë në të njëjtat rrugë si trenat, por janë më të shpejtë dhe më të rehatshëm.

Autobusët shpesh rezervohen përmes kompanive të tyre në internet. Gjithësesi, keni mundësinë që të bëni çdo gjë gati para se të niseni. Elite Travel LCC është një nga kompanitë që ju ndihmon në përgatitjen e gjithçka nevojitet për një udhëtim pa stres dhe i planifikuar saktë. Siç edhe ky informacion që po ju jepet këtu, Elite LCC mendon gjithnjë për klientët e saj.

More posts in this category

  • Rëndësia e Organizimit të Eventeve dhe Konferencave në Biznes

  • Program i Menaxhimit të Udhëtimeve apo jo?

  • Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën

  • 15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë

  • Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

    Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

  • Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi

  • Çfarë është ETIAS

  • Shërbime Speciale nga Elite Travel LCC, Veçanërisht për Klientë të Veçantë

  • Çfarë është një KMU?

  • Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

    Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

  • Villa & Turizëm

  • Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere