Sektori i mikpritjes në industrinë e turizmit është i shumëllojtë. Vilat janë mënyra të ndryshme për pushime nga ato të qëndrimit në hotel.

Ky lloj qëndrimi është krejt popullor në Evropë dhe disa vende të Azisë Juglindore. Dallimi kryesor midis vilës dhe hotelit është mjedisi i kuzhinës dhe dhoma e ndenjes. Vila ofron një experiencë krejt ndryshe nga hoteli për sa i përket vetë-shërbimit dhe përjetimit të banesës ku klienti mund të kalojë kohë vetëm, por edhe me familjen.

Në Shqipëri, turizmi i lidhur me vilat është shumë i zakontë dhe në rritje të vazhdueshme. Shumë dëshirojnë, kur shkojnë me pushime apo largohen për fundjav, të qëndrojnë në vila dhe në grupe shoqërore ose me familjen. Në aspektin e grupeve, vilat gjithashtu janë më pak të kushtueshme se sa hotelet.

Kur ne nisemi për udhëtim dhe pushime, normalisht vendosim përpara së gjithash kostot e udhëtimit tonë. Nëse buxheti është i vogël dhe në pa mundësi për harxhime shtesë, vilat apo apartamentet me qera janë zgjedhja më e mirë dhe më e ulët në shpenzime.

Në krahasim me hotelin, qëndrimi në vila është pak a shumë si të qënurit në shtëpi private, kushton më pak, dhe të jep mundësin të gatuash ç'dëshiron dhe si dëshiron ti. 

Kjo gjë, gjithashtu, ndikon në uljen e shpenzimeve që normalisht do të duheshin për një restorant nëse qëndrimi bëhet në hotel. Mjedisi i kuzhinës është i pajisur me mjetet e duhura, dhe shpesh vilat kanë kopshte ku rehatia dhe qetësia të shoqërojnë vazhdimisht. Vilat të japin mundësin të lidhesh më lehtë dhe më shpejt me jetën vendase dhe kulturën e njerëzve – sidomos për ata udhëtarë që e ndërtojnë udhëtimin e tyre në lidhje me tema kulturore dhe historike. Pjesa më e madhe e vilave janë biznese private dhe nuk kanë lidhje me kompani të mëdha ndërkombëtare. 

Të metat e marrjes me qera të vilave janë të pakta në numër, por asnjëhere të nivelit të rëndësishëm përveç se në raste kur klienti ka kërkesa të veçanta. Gjithësesi, sot vilat janë kaq të larmishme në komoditet dhe siguri sa që mendësia e dikurshme po ndryshon dita-ditës. Edhe se një pjesë e vilave janë të pajisura me kamera sigurie, ka shumë nga ato që nuk kanë ende. Tashmë as vendodhja e vilave nuk është më një vështirësi si dikur për shkak se përdorimi i hartave online ka revolucionuar orientimin e turizmit. 

More posts in this category
Destinacione Turistike
Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën
Read more
Blog
15 Vende për t’u Vizituar të Paktën një Here në Jetë
Read more
Blog
Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi
Read more
Blog
Transporti në Europë: Tren dhe Autobus
Read more
Blog
Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere
Read more