Ekzotik! Çfarë ju vjen ndërmend kur mendoni për plazhe me rërë të bardhë, palma, breshka, peshkaqenë, balenë, apo ndoshta një xhungël tropikale pothuajse e paprekur nga njerëzit?

Më poshtë, po ju sjellim pak informacion nga zbulimet e fundit. Që nga gropat magjike tek oqeanet, nga pyjet e larta të bambusë deri tek paizazhet sikur hënorë të formuar prej vullkaneve.

A keni dashur gjithmonë të vizitoni Japoninë, Marokun apo Fixhin? Mos ndoshta ëndërroni për të shkuar në Peru, Puerto Riko, apo Machu Picchu? Ndoshta nuk keni dëgjuar për Liqenin Atitlan në Guatemala apo El Nido në Filipine?

Lexoni pak për disa nga vendet ekzotike më të njohura në botë.

  1. Pylli i bambusë në Arashiyama, Japoni.

Arashiyama do të thotë ndryshe Malet e Stuhisë. Nga këto male ka marrur emrin edhe pylli i bambusë i cili shtrihet përreth maleve në Kioto të Japonisë.

Ky destinacion ekzotik është një vend magjepsës i mbushur me bambu, majmunë dhe faltore shpirtëtore. Pylli i bambusë Sagano i Arashiyama është i famshëm i njohur në mbarë botën. Vizitorët mund të shëtisin shtigjet e veshura me rreshta të pafund të bimës bambu. Shumë e kanë përshkruar si diçka prej një bote tjetër, i qetë dhe magjepsës. 

Korija e bambusë është e hapur për vizitorë 24 orë në ditë. Gjithësesi, këshillohet që gjatë sezonit të lartë turistik të vizitohet që herët në mëngjes ose në perëndim të diellit.

  1. Pylli i Thikave, Madagascar.

Shkëmbinjtë gëlqerorë dhe vertikalë, të mprehtë si brisk në Madagaskar (një ishull në brigjet e Afrikës së Jugut), njihen gjithashtu si Tsingy i Malagasit. Ky është vendi ku dikush nuk mund të bëj ecje të gjatë. 

Këto formacione magjike ngjasojnë me njerëz të vjetëruar prej kohës të së jetuarit gjatë në tokë. Ky vend është një fenomen i madhështisë natyrore që nëna tokë shpalos mbi sipërfaqen e saj.  Kafshët e egra lulëzojnë dhe marrin jetë këtu! Për shkak të 200 milionë viteve të erozionitprej reshjeve të mëdha tropikale, këto formacione gëlqerore janë po aq ekzotike duke ngjallur me vertë kureshtje për t’i parë nga afër!

Ndërkohë që pyjet në përgjithësi mbulohen prej një gjelbërimi të harlisur, pylli me Thika karakterizohet prej labirintesh që ngjasojnë si korridore, shpella të lagështa dhe brisqe të rëna mbi tokë. Ky pyll ka sistemin më të madh të shpellave nëntokësore në botë. Vozitja në pyll është një kompleks me pika të ngushta të cilat shpalosen përgjatë gjithë zgjetimit të tij. 

  1. Barbados

Si një nga ishujt më të njohur të Karaibeve, Barbados është një destinacion ekzotik për pushime dhe që nuk duhet humbur. I mrekullueshëm gjatë gjithë vitit, me një sezon të lagësht që zgjatë nga qershori deri në dhjetor, por që reshjet i lënë shpejt vendin qiellit blu. Dielli dhe temperaturat arrijnë deri në 31°C. Me arkitekturë koloniale dhe një skenë të gjallë festash kryeqyteti i Bridgetow  popullohet nga shumë turistë çdo vit, ndërsa bregdeti perëndimor është i mbushur plot me plazhe të bukura dhe me objekte turistike. Gjiri i Carlisle është veçanërisht popullor për anijet e mbytura - ndërmerrni një guidë për të eksploruar vendet e zhytjes të cilat janë jashtëzakonisht të bukura.

  1. Ishulli i Pashkëve, Kili.

Ky destinacion mistik ndodhet qindra kilometra largë brigjeve të Kilit. Ishulli i Pashkëve është një nga destinacionet ekzotike në listën e shumë udhëtarëve. Këtu ekszistojnë shumë mundësi dhe pamje për një tokë kaq të vogël, prej rreth 100 km katrorë. Këtu do të zbuloni vullkane, plazhe, kuaj të egër dhe kokat skulpturore të ishullit të Pashkëve Këto skulptura gjigande janë statuja të krijuara prej Moait dhe kanë hutuar eksploruesit dhe arkeologët për shekuj me radhë.

  1. Taha’a

Tah'a ndodhet në Polinezia Franceze, ose ndryshe shumë-ishujt e rreshtuar pranë njëri-tjetrit. Është një prej ishujve i mbushur me banane, shalqi dhe kokos i cili kundërmon aromë vanilje. Nëna tokë ka krijuar këtë ishull në formën e një luleje i cili mban erë si bishtaja e vaniljes.

Luginat pjellore janë si sera natyrore për orkidetë e vaniljes Tahitiane, të cilat rriten me bollëk në Taha'a. Ka kaq shumë për të parë dhe për të bërë në këtë ishull ekzotik! Peizazhi natyror është mahnitës. Udhëtarët kanë mundësi për ecje nëpër lugina të mrekullueshme të rrethuara prej shpateve kodrinore të cilat janë të mbushura florën dhe faunën magjike për t'u eksploruar.

  1. Bagan, Burma

Tempujt Bagan në Burna janë kaq të bukur që duken si të një bote tjetër. Këto u ndërtuan nga Mbretërit e Baganit midis 1057 dhe 1287 dhe bëjnë pjesë në një nga destinacionet ekzotike vërtet të lavdishme. Më shumë se 2000 monumente budiste ngrihen mbi rrafshnaltat e gjelbra në një mënyrë kaq çuditëse dhe krijojnë vërtet një spektakël arkeologjik për t'u përjetuar.

  1. Liqeni Atitlan, Guatemalë

Ky liqen i bukur e ka gjetur veten të mbyllur mes tre vullkaneve të larta në malësitë e vargmalit Sierra Madra në Guatemala. Është një nga ato udhëtime ekzotike që përkufizohet nga paqja dhe qetësia. Liqeni Atitlan ofron një mjedis të shkëlqyer për joga, shëtitje dhe kajak bashkë me peizazhet magjepsëse që shtirhen përreth liqenit.

  1. Pylli i Shiut El Yunque, Porto Riko

Një tjetër destinacion i mrekullueshëm ekzotik! El Yunque është i vetmi pyll tropikal në SHBA i cili mbulon më shumë se 28,000 hektar dhe mbledh më shumë se 5080 mm shi në vit. Pylli i shiut është i njohur për biodiversitetin e tij dhe ka pikat e përsosura ekzotike ku mund të zbulohen bretkosat me njolla të çuditshme bashkë me florën/faunën e pyllit.

  1. Machu Picchu, Peru

Kjo kështjellë e pabesueshme inkase ndodhet lart në malet e Andeve mbi luginën e lumit Urubamba në Peru. Ajo u ndërtuan në shekullin e 15-të e cila u braktis më vonë. Që prej kohësh kështjella dhe lugina janë kthyer në destinacion ekzotik.

Rrënojat janë të njohura për muret e sofistikuara dhe të ndërlikuara të gurit që formojnë blloqe gjigande dhe të cilat duken të pamundura pa ndërhyrjen e dorës së njeriut. Këto ndërtesa magjepsëse përmenden për shtrirjen astronomike dhe pamjen panoramike tepër piktoreske të mbuluara nga një energji mistike sikur të ishin prej një planeti tjetër. Ju mund të vizitoni kurdoherë këto pamje të pabesueshme në Peru.

  1. El Nido, Palawan, Filipine

Një tjetër vend për pushime ekzotike tropikale është kufiri i fundit i Filipineve i cili krenohet me shkëmbinj mermeri dhe laguna nënujore të mbushura me peshqë ekzotik shumëngjyrësh.

Kjo nuk është e gjitha, jashtë plazhi të jashtëzakonshëm do të gjeni gjithashtu pyje të harlisur rizoforë, ujëvara dhe shpella antike të cilat e bëjnë El Nido vendin e përsosur për një pushim të mbushur me shije dhe ngjyra ekzotike.

  1. Maja e Adamit, Sri Lanka

Maja e Adamit është spektakolare, konike dhe natyrore! Është një atraksion pelegrinazhi në Sri Lankë dhe një destinacion i përsosur për pushimet tuaja ekzotike të radhës.

Bëni një ecje lartë në majën e Adamit dhe do të ndiheni si një gjigand mes reve. Hidhni një shikim poshtë tek peizazhi i mrekullueshëm i mbushur me ultësira dhe pyje me gjelbërim të përhershëm. Sri Lanka është gjithashtu një opsion i shkëlqyer nëse jeni duke kërkuar për pushime ekzotike të përballueshme ekonomikisht.

  1. Maldivet

Maldivet janë një vend i bukur ishullor dhe shtet arkipelagjik i vendosur në Azi, i rrethuar prej Oqeanit Indian. Është rreth 700 kilometra nga kontinenti. Maldivet kanë mbi 1000 ishuj të ndarë të karakterizuar nga plazhe me rërë të bardhë të pastër, korale ekzotike, peshqë shumëngjyrësh dhe jetë të tjera të veçanta detare.

Ka gjithashtu shumë gjëra për të bërë në këtë parajsë tropikale, veçanërisht nëse jeni i dhënë pas sporteve ujore të mbushura me adrenalinë, si fluturimi në ujë, zhytja, peshkimi, snorkeling, varkë me vela dhe sërf. Por sigurisht një nga tërheqjet kryesore në këtë parajsë ishullore janë plazhet dhe resortet e mrekullueshme të cilat janë perfekte për shlodhje.

  1. Aruba

I vendosur në Karaibe, Aruba është një ishull holandez i famshëm për rrezet e diellit të pafundme. Në fakt, Aruba shijon më shumë ditë dielli në krahasim me ishujt e tjerë të Karaibeve. Aruba është gjithashtu e famshme për plazhet e saj të arta, jetën e gjallë të natës, vendpushimet luksoze dhe hotelet mahnitëse.

Ndërsa jeni në Aruba, sigurohuni që të shijoni një ditë plazhi në Hadikurari, Mankebo.

  1. Azores, Portugal

Një natyrë e pranverës së përjetshme, ku toka vullkanike mban një polifoni lulesh aromatike. Një parajsë natyrore, 9 ishuj vullkanikë përbëjnë arkipelagun Atlantik të Azorës. Peizazhete Azores kanë krater vullkanikë dhe gjelbërimin e qëndisur prej luleve. Nuk është çudi që Azores të quhet "Kopshti i Edenit". Një udhëtim në Azores ofron mundësinë për të vizituar një nga destinacionet më ekzotike të pushimeve në Evropë! Zbulimi i shpendëve, shëtitjet, vëzhgimi i balenave, surf dhe zhytja në skuba janë vetëm disa nga aktivitetet më të njohura. Për më tepër, Azores është një nga destinacionet kryesore të eko-turizmit në botë.

  1. Tajlandë

Disa nga vendet më ekzotike në botë janë të fshehura në Tajlandë. Ndërsa qytetet zakonisht nuk përshkruhen si ekzotike, ju duhet vetëm të shikoni Bangkok-un për të parë se si një kryeqytet mund të nxjerrë magji në sipërfaqe. Nga çatia dramatike e Pallatit të Madh, në tregun lundrues Damnoen Saduak i cili është vetëm 2 orë largë me makinë, Bangkoku është një kënaqësi për shqisat e turistike. Nëse përkufizimi juaj i vendeve ekzotike përputhet më shumë me plazhet me rërë të bardhë dhe palmat, atëherë nuk do të zhgënjeheni prej Tajlandës.

Shkoni në Ishullin e Jugut për të eksploruar vende ikonike si Phuket, Ko Samui, Ko Phi Phi, Ko Lipe dhe Ko Tao - gjeni një vend të qetë në plazh, më pas blini ananasin e freskët të copëtuar dhe ujë kokosi nga shitësit vendas dhe futuni brenda imagjinatës së një filmi përrallor. Nëse gjendeni në veri të vendit, lini pak kohë për të vizituar qytetin e Pait.

More posts in this category

  • Katër Ngjyra Brenda Një Natyre të Virgjër e Mbushur me Plazhe, Vullkane, Histori dhe Gastronimi

  • Çfarë është ETIAS

  • Si Bëhet Rezervimi i Biletës: Mënyrat, Sistemet dhe Hapat

  • Program i Menaxhimit të Udhëtimeve apo jo?

  • Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

    Udhëtimet në Grup dhe Përfitimet e Tyre

  • Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

    Udhëtim me Traget në Evropë: Nëpërmjet detit kurdoherë!

  • Shërbime Speciale nga Elite Travel LCC, Veçanërisht për Klientë të Veçantë

  • Lëvizni me Autobus nga Shqipëria për në Itali, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi

  • Strategjitë e Prokurimit Brenda Udhëtimeve të Biznesit

  • Lundroni mbi Kaltërsinë e Detit me Kroçere

  • Ekskursione dhe Aktivitete në të Gjithë Botën

  • Villa & Turizëm