Zgjidhni detin për të njohur vende dhe jerëz, histori dhe kulturë

Të rezervosh një vend në kruazierë për të kaluar pushime është një kënaqësi ndryshe nga gjithë të tjerat. Eksperienca e të lëvizurit mbi det bashkë me ndalesat nëpër porte të ndryshme të jep mundësinë e një përjetimi shumëkulturor dhe shumëngjyrësh.

Industria e kruazierës është gjithnjë me drejtim në Përkushtim ndaj Klientit dhe zhvillohet vazhdimisht për të kuptuar nevojat dhe dëshirat e udhëtarëve.

Nëse jeni dashamirës të udhëtimeve me kruazierë, sigurisht do të keni venë re jo vetëm përkushtimin e personelit por edhe ndryshimet në mjetet e reja që kanë dalur në fuksion kohët e fundit. Në ndërtimin e anijeve të reja i jepet shumë rëndësi ballkoneve dhe ato duken si blloqe ballkonesh private. Në këtë mënyrë ju do të përjetoni veten, anijen dhe detin në mënyrë eksluzive dhe personale.

Shërbimet dhe aktivitet brenda anijes, në të shkuarln kanlë qenë të kufizuara. Planet e qendrimit zinin vend në çdo rregullore të brendshme. Në atë kohë, kishte kufizime në lidhje me të ushqyerin brenda anijes. Ditët e sotshme, ky kufizim ka mbetur nëë atë kohë të shkuar. Udhëtarët, përveç se kanë në zgjedhjen e tyre kohën e të ushqyerit, ato gjithashtu mund të zgjedhin llojshmërinë që ofrohet ne brendi të mjediseve të anijes. Mjediset janëtë ndryshme dhe normalisht lirshmëria për të përdorur edhe dhomat e ngrënis për vipa është gjithnjë në përzgjedhje.

Merrni maksimumin përgjat udhëtimit shlodhës me një Kruazierë?

Ju këshillojmë që të dilni jashtë gabinës suaj dhe të eksploroni anijen: studioni paksa rrugët e shkurtëra të anijes, bëni një shëtitje përreth niveleve të dyshemesë së anijes dhe përfitoni nga cepat e lezetshëm të saj.

Një nga aktivitet kryesore të udhëtimit me kruazierë është ndalesa nëpër porte të ndryshme. Përfitoni nga turet dhe lëvizjet me qëndrim të shkurtër në portet dhe zonat përreth tyre. Merrni pjesë në veprimtaritë që stafi krijon enkas për udhëtarët dhe do t’ju thonim që të vinit re se si menaxhohet e gjithë situata brenda dhe jashtë anjijes – diçka e cila nuk është e lehtë në dukje por që ndodh në çdo sekondë.

Këto janë disa nga mënyrat se si mundet dikush, një udhëtar, të marr maksimumin e kënaqësisë dhe historisë së lundruarit me anije të stilit Kruazierë. Për më tepër, një bllok mund të jetë si një hapësirë ku shënimet që dalin nga përjetimet e të lundruarit me kruazierë kthehen në histori dhe novelë.