Hoteli Aria Resort & SPA, i cili është rinovuar së fundmi në vitin 2021, ka 6 kate dhe 293 dhoma që shtrihen në ndërtesën kryesore dhe një godinë ngjitur me të. Ndërtesa kryesore ka 6 kate dhe ajo ngjitur  7 kate. Eshte i pajisur me recepsion (check-in 14:00 – check-out 12:00), holl me bar, ashensorë, kondicioner, parukeri, mini-market dhe dyqane të tjera të ndryshme si dhe parking falas. Ka një restorant me ajër të kondicionuar dhe një snack bar për vakt. Mund të pushoni në cilindo nga 5 baret e hotelit me shoqëri të mirë. WI-FI dhe pastrimi i dhomës janë pa pagesë. Lavanderia dhe shërbimet mjekësore janë në dispozicion me kosto shtesë.

Aktivitetet: Sport dhe argëtim: Shigjeta (dart-game), pingpong, fitness, volejboll, gjimnastikë, biçikleta me qira, sauna, janë disa nga opsionet e argëtimit falas. Bilardo dhe masazhet kanë pagesë ekstra. Shesh lojërash për fëmijë.

Mbikëqyrja e fëmijëve: Programe të ndryshme aktivitetesh për fëmijët e moshës 4-12 vjeç.

Ushqimi dhe pijet: Mëngjesi 07:00 - 10:30.

Informacione të tjera: Mund të aplikohen tarifa shtesë për objekte, lehtësira dhe aktivitete të caktuara. Disa shërbime mund të ndryshojnë për shkak të kushteve klimatike të sezonit. Anglishtja, gjermanishtja, holandishtja dhe rusishtja janë disa nga gjuhët e folura nga stafi i hotelit. Kartat e debitit pranohen për pagesa. Hoteli Aria Resort and SPA me 5 yje ndodhet në bregdetin e Konakli, Turqi. Aria është shtëpia e një plazhi privat, 2 pishina të jashtme, 1 të brendshme dhe 3 rrëshkitëse uji. Në Aria Resort & SPA Hotel është një kënaqësi ideale të shijosh rrezet e diellit. Resorti është i ndarë në dy ndërtesa dhe ka gjithsej 293 dhoma, të disponueshme si dhoma standarde, familjare dhe suita. Çdo dhomë është e pajisur me ajër të kondicionuar, TV, mini frigorifer, banjo me tharëse flokësh, produktet e higjienës falas dhe një ballkon të gjerë ku mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të detit. (në varësi të llojit të dhomës). Nëse dëshironi të përkëdhelni veten, vizitoni SPA në ambjentet e hotelit, shijoni një masazh relaksues ose një banjë tradicionale turke, ose thjesht pushoni në saunë. Stërvituni në qendrën e fitnesit ose argëtohuni duke luajtur tenis për të mbajtur trupin në formë gjatë qëndrimit tuaj në Aria. Në mbrëmje, mund të darkoni brenda ose në fresk në restorantin Aria's three, i cili shërben një përzgjedhje të pjatave ndërkombëtare dhe atyre tradicionale. Aria Resort & SPA Hotel ndodhet më pak se 3 km nga qendra e qytetit të Alanya, gjë që e bën më të lehtë për mysafirët e Aria të eksplorojnë gjallërinë e qytetit dhe të zbulojnë dyqanet, restorantet dhe baret tradicionale. Zbrisni në plazh për të bërë disa sporte ujore dhe për të shijuar rërën e pacenuar. Shërbimet e transferimit të aeroportit ofrohen sipas kërkesës, gjë që e bën më të lehtë udhëtimin për të ftuarit midis aeroportit dhe Aria Resort & SPA Hotel.

Lehtësirat e hotelit

AKTIVITETE
  • Plazh
  • Park ujor
  • Zbavitje në mbrëmje
  • Klubi i fëmijëve
  • Staf argëtues
  • Shëtitjë me biçikleta
  • Dart-game
  • Ping-pong
  • Bilardo (pagesë extra)
  • Kënd lojrash

MIRËQENIE

  • Fitnes
  • Karrige masazhi
  • SPA dhe qendër mirëqenie
  • Masazh (pagesë extra)
  • Hamam (pagesë extra)

Lehtësirat e hotelit

OUTDOOR

  • Pamje nga deti
  • Plazh privat
  • Tarracë
  • Kopsht
  • 3 pishina

ZBAVITJE DHE SHËRBIME FAMILJARE

  • Pajisje dhe kënd lojrash për fëmijë
  • Lojra tavoline dhe puzzle

More posts in this category

Sueno Golf

Sueno Golf

Kempinski the Dome

Kempinski the Dome

Selectum Luxury

Selectum Luxury

Nova Park

Nova Park

Q Premium Resort

Q Premium Resort

Akka Antedon

Akka Antedon

Amara Premier

Amara Premier

Aydinbey Gold Resort

Aydinbey Gold Resort

Sirene

Sirene

Side Kum

Side Kum

Maxx Royal Golf Resort

Maxx Royal Golf Resort

Bosphorus Sorgun

Bosphorus Sorgun